Si duhet te behet ushqyerja me qumesht shtese?

0 0

Sipas ekspertëve të laktacionit ushqyerja me qumësht shtesë e një bebe të porsalindur duhet të kryhet në kohën dhe sigurisht që në mënyrën e duhur, me qëllim që ky proçes të mos ndikojë negativisht në ushqyerjen me qumësht gjiri.

Cilat janë alternativat kryesore që duhet të përdoren për ushqyerjen e fëmijës?

Ndonjëherë ushqyerja e bebes nuk mund të bëhet nëpërmjet thithjes direkte të gjinjve dhe në këtë rast mjekët këshillojnë që nëna të marrë në konsideratë grafikun e mëposhtëm të alternativave:

  • Qumështi i gjirit i nxjerrë nga shtrydhja me dorë ose pompë;
  • Qumështi i marrë nga bankat e dhurimit (qumësht gjiri);
  • Qumështi i formulës.

Gjithmonë mbani mend se sa më shumë thithje të bëhet në gjinjtë tuaj aq më shumë stimulim do të marrin ata. Nëna, shpesh nga mungesa e informacionit të duhur, gabon në mënyrën e ushqyerjes së të porsalindurit duke e bërë këtë me biberon që në ditët e para të lindjes. Nëse për një kusht të caktuar nuk e vendosni dot fëmijën në gji, duhet të dini se ka dy mënyra që do t’ju ndihmojnë ta bëni këtë në mënyrën e duhur.

Dy nga mënyrat efikase të ushqyerjes me qumësht shtesë janë:

  • Para se qumështi të fillojë të shtohet ju mund të ushqeni fëmijën tuaj me anën e lugës.
  • Një tjetër alternativë e ushqyerjes së të porsalindurit, e cila nuk ndikon negativisht (të paktën jo aq sa biberoni) në gjidhënie.

Mbani mend se duhet të jetë vetëm mjeku i fëmijës që do të bëjë vlerësimin e momentit të ndërhyrjes me qumësht shtesë, dhe këtë nuk duhet ta bëni me iniciativën tuaj personale.

Lexoni edhe: Cfare shije ka qumeshti i nenes?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X