Shume e thjeshte, lindja e parakohshme mund te parandalohet!

0 0

Sipas Ronald Gibbs, shef i departamentit të gjinekologjisë dhe obstetrikës në Universitetin “Colorado Health Sciences Center” në Denver, lindja e parakohshme mund të parandalohet.

Sipas tij çdo grua shtatzanë duhet të veprojë si më poshtë.

  • Kryeni analiza para mbetjes shtatzanë. Në këtë mënyrë do të evidentohen probleme shëndetësore dhe infeksione dhe për pasojë do të kurohen para shtatzanisë. Gjithashtu mjeku do t’ju udhëzojë në lidhje me ushqyerjen dhe vitaminat që duhet të merrni.
  • Kujdes me mënyrën e jetesës. Mos konsumoni alkool, duhan apo drogë. I jepni rëndësi problemeve shëndetësore që mund të keni.
  • Bëni analiza gjatë shtatzanisë. Në këtë mënyrë do të mbani nën kontroll infeksionet vaginale të cilat janë shumë të rrezikshme.
  • Kujdes me dhëmbët. Nëse mendoni se trajtimi i dhëmbëve në shtatzani është i ndaluar, gaboheni. Në të vërtetë një infeksion në dhëmb mund të shkaktojë lindje të parakoshme. Më e mira do të ishte rregullimi i tyre para shtatzanisë.
  • Kujdes me peshën. E masni atë në varësi të BMI tuaj. Mbani mend se nuk duhet të ushqeheni për dy, por duhet të ushqeheni shëndetshëm.
  • Kujdes me medikamentet. Më e rëndësishmja: mos merrni asnjë medikament me iniciativën tuaj personale. Merrni gjithmonë medikamentet që ju përshkruarn gjinekologu pasi i keni shprehur problemin që keni.
  • I shprehni mjekut nëse keni pasur më parë një lindje të tillë. Kjo mund të shkaktohet edhe nga ulja e nivelit të hormoneve (progresteronit). Gjithashtu mund të kryeni marrëdhënie me prezervativ për të ndaluar futjen në trup të prostaglandinës, e cila futet nëpërmjet lëngut seminal dhe shkakton kontraksione. Evitoni stimulimin e gjinjve dhe në disa raste edhe vetë marrëdhënien seksuale.

Lexoni dhe: Pese problemet me te shpeshta shendetesore qe hasen tek nje femije premature

 

A jo pelqen sajti i ri? (Komentet i lini tek seksioni Sugjero nje ide)

  • Po (87%, 177 Votes)177
  • Jo (13%, 26 Votes)26

Total Voters: 203

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X