Shtohet ankthi dhe depresioni te fëmijët për shkak të Covid 19

0 0

Kush tha që ankthi dhe depresioni janë probleme vetëm të të rriturve? Fatkeqësisht ato mund të prekin edhe fëmijët dhe duket se pandemia Covid-19 e ka përkeqësuar situatën edhe nga ky këndvështrim. Ky është konkluzioni i arritur nga organizata që mbron të drejtat e fëmijëve, “Save the Children”, sipas të cilës për shkak të urgjencës shëndetësore, jemi dëshmitarë të një bumi të vërtetë të këtyre çrregullimeve në fëmijëri.

Shifrat e fundit

Në më shumë se 8 nga 10 fëmijë (83%) në mbarë botën, pandemia ka çuar në një rritje të ndjenjave negative, aq sa shumë prej tyre po dëshmojnë një rritje të niveleve të ankthit, depresionit, vetmisë dhe vetëdëmtimit. Në të vërtetë, në vendet ku bllokimi ka çuar në një mbyllje të zgjatur të shkollave, që zgjati midis 17 dhe 19 javësh, kishte sëmundje psikologjike në 96% të rasteve.

Këto janë të dhënat që dolën nga një sondazh i kryer nga “Save the Children”, i cili përfshinte më shumë se 13 mijë fëmijë nga 46 shtete dhe që konfirmoi se mbylljet e zgjatura për shkak të pandemisë Covid-19 po sjellin pasoja vërtet të rëndësishme në shëndetin mendor të fëmijëve globalisht.

Nevojiten më shumë masa mbrojtëse

Në dritën e kësaj situate, organizata e angazhuar për mbrojtjen e fëmijëve bën thirrje edhe më me këmbëngulje që shëndeti mendor dhe mbështetja psikosociale për fëmijët dhe adoleshentët të njihet si e drejtë dhe të integrohet në shërbimet shëndetësore kombëtare. “Ne po përjetojmë një krizë globale të shëndetit mendor dhe efektet e saj mund të jenë katastrofike për disa fëmijë. Ata që jetojnë në varfëri ose në situata të pafavorizuara ose të cenueshme janë edhe më të rrezikuar nga pasojat e dëmshme të bllokimeve të zgjatura”, tha Marie Dahl, drejtuese e njësisë së shëndetit mendor “Save the Children”.

Izolimi social i vendosur nga pandemia Covid-19 ka favorizuar lindjen apo theksimin e ankthit, depresionit, vetmisë edhe tek fëmijët. Është e rëndësishme të veprohet sa më shpejt që të jetë e mundur, përndryshe rreziku është që pasojat të vazhdojnë për një kohë të gjatë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X