Shtazënia pa brenga – a është aq e thjeshtë?

0 0

E dashur nënë e ardhshme! Të kesh një shtatzëni të lumtur  nuk është e lehtë. Shqetësimet tuaja janë plotësisht normale, pasi pothuajse çdo grua shtatzënë përballet me to. Të jesh shtatzënë dhe plotësisht e lumtur është një ideal që ndoshta nuk ekziston. Shumë gra shtatzëna përballen me frikëra të ndryshme: a do të jetë i shëndetshëm fëmija im? A munden dietat apo aktivitetet e mia ta dëmtojnë atë? A do të më lejojë gjendja ime financiare të ble gjithçka që i nevojitet? Dhe ndoshta gjithnjë e më shumë po qarkullojnë në kokën tuaj pyetje të ndryshme… Kemi përpiluar një listë me shqetësimet dhe frikërat më të zakonshme e këshillat se çfarë mund të bëni për ta bërë shtatzëninë tuaj sa më të qetë.

A do të jetë foshnja ime e shëndetshme?

Numri një nga të gjitha frikat: shëndeti i foshnjës. Gjithçka fillon në fillim të shtatzënisë, mezi prisni të dëgjoni rrahjet e zemrës dhe të besoni në fjalët qetësuese të gjinekologut gjatë ekzaminimit me ultratinguj “shtatzënia duket mirë”. Pavarësisht që gjithçka po shkon mirë, kjo brengë nuk ju lë gjatë gjithë shtatzënisë, ju shoqëron në të gjitha ekzaminimet dhe së fundmi në vetë lindjen.

Mos harroni, shumica e grave shtatzëna përfundojnë me lindjen e një fëmije të shëndetshëm. Mundësia që fëmija juaj të lindë pa ndonjë anomali është 96%. Në ato 4%, anomalitë gjenetike (të tilla si Down) ose disa gabime të vogla mund të ndodhin që mjeku mund t’i zgjidhë lehtësisht me ndërhyrjen e tij. Mundësia për anomali është disi më e lartë tek gratë shtatzëna të moshave më të mëdha (mbi 35-vjeç), ato që vuajnë nga epilepsia dhe diabeti, të varura nga alkooli ku burimi i anomalive në këto grupe, në 70% të rasteve është i panjohur. Sot, ekziston mundësia e ekzaminimeve të ndryshme që mund t’i bëni shumë herët në shtatzëni dhe që ofrojnë një rrjedhë kryesisht të qetë të shtatzënisë tuaj me rezultate të mira. Ekzaminime të tilla janë për shembull: testi joinvaziv Nifty (nga java e 10 e më tej), matja e translucencës nukale në tremujorin e parë (java 11-14) dhe morfologjia e frytit në tremujorin e dytë (java 20-24).

Ju mund ta bëni testin Nifty më shpejt. Është një test plotësisht i sigurt që përfshin panelin më të gjerë të anomalive gjenetike të frytit: nga sindroma Down, Edwards dhe Patau, aneuploiditë e kromozomeve gjinore dhe më shumë se 60 dublifikime/deleci. Për ta bërë testin nevojitet mostra e gjakut në të cilën fshihet ADN-ja e foshnjës tuaj: ajo ekzaminohet në laborator me teknologjinë e sekuencimit dhe rezultatet i merrni prej 6 deri në 10 ditë. Të gjithë rezultatet interpretohen nga një gjinekolog kompetent i cili përshkruan rreziqet, u përgjigjet pyetjeve dhe kështu i jep fund të gjitha shqetësimeve tuaja.

Janja

“Kur mora rezultatet dhe më vonë gjatë shtatzënisë mësova që po prisja një vajzë për të cilën me siguri mund të them që është e shëndetshme, më është hequr një barrë e madhe nga zemra. Shtatzënia ime ishte e relaksuar, e qetë dhe plot mendime pozitive” tha 25-vjeçarja Janja

Më shumë për përvojat e nënave të ardhshme mund të lexoni duke klikuar këtu.

Sa do të jetë pushimi im i lehonisë dhe a do ta kem akoma punën pas lindjes?

Shëndeti është në rend të parë, të gjithë jemi dakord me këtë. Megjithatë, pa të ardhura themelore dhe kushtet e jetesës në botën e sotme është e pamundur. Pra, ekziston shqetësimi nëse do të jemi në gjendje të kujdesemi financiarisht për foshnjën dhe kjo është plotësisht e justifikueshme. Në ditët e sotme, puna familjare është bërë një gjë e rrallë dhe nuk ekziston një numër i madh i grave shtatzënë që janë 100% të sigurta se do të kthehen në punët e tyre pas lindjes. Gjatë shtatzënisë, është shumë e rëndësishme të informoheni mirë për situatën aktuale legjislative në fushën e të drejtës familjare: çfarë lloj pushimi i lehonisë ju takon, sa kohë, si llogaritet shuma e lejes së lindjes, cilat janë mundësitë dhe të drejtat e nënave që të kthehen në punë. Kërkoni informacione në institucionet përkatëse, Institutin për Shëndetësi, Pension, për Punë Sociale e Punësim, në administratën e qyteteve ku jetoni lidhur me përfitimet e veçanta që ofron secili qytet ose komunë sa i përket foshnjave të porsalindura.

Gjëja më e keqe që mund të bësh është të biesh në një vorbull stresi dhe mendimesh negative: po sikur të mos jeni në gjendje të kujdeseni për foshnjën tuaj dhe t’i jepni gjithçka çfarë i nevojitet. E vërteta është se foshnja nuk ka nevojë për shumë – ka nevojë për ju, nënën e ardhshme, përqafimin dhe ngrohtësinë tuaj. Nuk nevojiten karroca dhe rroba të shtrenjta nga markat e njohura. Para çdo blerje (edhe pse jeni e organizuar financiarisht), mendoni, a ka nevojë për ato gjëra foshnja juaj apo jeni nën ndikimin e fotografive të ndryshme me të cilat ju joshin blogerët përmes reklamave të ndryshme? A njihni dikë që së fundmi ka sjellë në jetë foshnje dhe mund t’jua huazojë apo shesë me një çmim të arzyeshëm gjësendet e ndryshme? Artikujt që vendosni t’i blini mund t’i gjeni në vende të ndryshme me qëllim të krahasimit të çmimeve apo të ndiqni zbritjet dhe çmimet promovuese.

A do të kem lindje të dhimbshme?

Në një moment, çdo nënë e ardhshme fillon të kalojë nëpër lindje para se ta shtrëngojë fëmijën e vogël dhe ta përqafojë atë. Vetëm të mendosh për lindjen e fëmijëve tek një numër jo i vogël i grave (si në gazeta dhe ato më pak të njohura që lindën në mjedisin tonë), dinë të flasin ose shkruajnë për përvoja të vështira dhe ndërlikime. Para se gjithash, gratë shtatzëna kanë frika nga dhimbja, e cila është e pashmangshme në lindjen e fëmijës dhe ndërlikimet e ndryshme që mund të ndodhin.

Kur keni përshtypjen e mendimeve negative gjatë lindjes, thjesht merrni frymë thellë dhe mbani mend se si gratë lindin që nga fillimi i botës dhe është gjëja më e natyrshme, trupat tanë janë krijuar për të lindur. Ju mund të përgatiteni për lindjen e fëmijës duke ndjekur kurse të ndryshme për prindërit e rinj që organizohen nga qendrat shëndetësore ose spitale. Teknikat e ndryshme të relaksimit dhe menaxhimit të dhimbjeve që mund t’i mësoni gjatë shtatzënisë mund t’ju ndihmojnë shumë. Ekziston edhe hipnoza, akupunktura ose disa nga metodat që i keni në dispozicion janë të pranueshme për qetësimin ose lehtësimin e dhimbjeve. Sot, ekzistojnë preparate të ndryshme farmakologjike që mund të lehtësojnë dhimbjen e lindjes. Konsultohuni me gjinekologun tuaj dhe vendosni se çfarë vendimi do të merrni për veten.

E dashur nënë e ardhshme, të urojmë një shtatzëni të mrekullueshme, me sa më pak shqetësime të jetë e mundur, lindje të shpejtë dhe një fëmijë të shëndetshëm, merrni frymë thellë, largoni frikën dhe përgatituni për periudhën e mrekullueshme që e keni përpara, sepse në pak muaj do të bëheni nënë.

Për më shumë informacion, si edhe për çmimet e testit NIFTYvizitoni faqen  niftaytest.alprofilin në Instagram nifty_test_albaniallogarinë në Facebook Nifty test Albania dhe sigurisht mund të kontaktoni përfaqësuesit për Shqipërinë: +355686077644 dhe Kosovën për çdo pyetje që mund të keni,por ndërkohë mos harroni që tashmë pagesa e testit NIFTY PLUS mund të realizohet edhe nëpërmjet kësteve.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X