Shtatzania: rregulli kryesor si te mposhtni vapen

0 0

Duket se kjo verë do të jetë vërtet e nxehtë, dhe kjo ndihet më shumë nëse gruaja është shtatzanë. Duke qënë kështu ekspertët këshillojnë nënat e ardhshme të kujdesen për sasinë e ujit që pijnë, në mënyrë që të mund të hidratohen në mënyrën e duhur për veten dhe fëmijën. Gjithashtu shëtitjet gjatë orëve të pasdites të cilat janë zakonisht më të freskëta janë të këshillueshme, por pa harruar të merrni me vete edhe sasi të konsiderueshme uji (për shembull një shishe 1.5 lt) pasi uji dhe kripërat minerale fillojnë të humbin.
Uji më i përshtatshëm
Uji më i mirë është ai me përmbajtje të ulët sodium, në mënyrë që të favorizohet urinimi dhe të hidratohet trupi. Gjithashtu një burim shumë i mirë hidratimi është konsumimi i frutave dhe perimeve të cilat e favorizojnë këtë proces. Përsa i përket bukës dhe prodhimeve të tjera të brumit do t’ju këshillonim ato integrale. Këshillohet të pihet rreth 2 lt ujë në ditë dhe 5 porcione me fruta dhe perime, ushqime të pasura me proteina dhe fibra, sheqerna komplekse. Ju nuk duhet të prisni të ndieni etje për të pirë ujë, duhet të pini gjithmonë. Uji duhet të jetë i freskët por jo i ftohtë në mënyrë që të evitohen krizat e etheve. Një zakon i mirë do të ishte mbajtja e një shisheje me ujë gjithmonë pranë vetes.
Po pije të tjera?
Edhe çaji i konsumuar në temperaturë ambienti do të ishte një alternativë e mirë. Nëse do të bëheni nëna në verë duhet të pini të paktën 2.5 lt ujë në ditë, në mënyrë që jo vetëm të hidratoheni por edhe të nxisni prodhimin e qumështit.

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X