Shtatzania, eshte e vertete qe e plak gruan?

0 0

Studime të ndryshme deri në vitin 2006-2007 e kanë lidhur shtatzaninë e gruas me faktin se ajo e plak organizmin e saj. Si është e mundur kjo gjë?

Sipas tyre, shtatzania modifikon trurin e gruas duke e bërë atë të funksionojë në mënyrë më të ngadaltë dhe sipas tyre, numri i madh i fëmijëve redukton edhe jetëgjatësinë, duke qënë se gruaja jep kalçiumin e organizmit të saj për zhvillimin e kockave të fetusit, pesha rritet dhe kështu metabolizmi do të jetë më i ngadaltë, rritet numri i rrahjeve të zemrës etj.

Por sa pranohet kjo teori në ditët e sotme?

Sipas një studimi të publikuar në vitin 2017 në revistën shkencore “Nautilus”, Jordana Cepeleëicz, gazetarja e famshme, ka sjellë përfundimet e disa studimeve të kryera në SHBA dhe Danimarkë, sipas të cilave, gratë të cilat sillnin në jetë fëmijën e fundit pas moshës 40 vjeçare, kishin një probabilitet më të madh për të shkuar deri në moshën 100 vjecare. Gjithashtu, studime të kryera në Guatemala dhe Jeruzalem e lidhin shtatzaninë me faktin se gruaja rinohet pas lindjes si pasojë e zgjatjes së telomerëve (pjesë të kromozonit). Sipas Universitetit hebraik, gruaja do të rinohet më tepër sidomos nëse bën një fëmijë në moshë të madhe.

Shtatzania dhe cilësia e jetës

Shtatzania ka efekte pozitive kryesisht tek gratë e prekura nga skleroza multiple, dhe këtë e mbështetin studime të ndryshme të kryera në vitet 1994, 2004 dhe 2006 kanë treguar se sëmundja ka një ecuri më të ngadaltë nëse gruaja do të ketë sjellë në jetë fëmijë. Megjithatë, ende ka studiues që mbështetin faktin se gruaja plaket pas lindjes, dhe kjo konsiderohet si një e dhënë që i përket edhe shoqërisë që është marrë në studim, pra nëse gruaja ka pritshmeri të larta nga roli i saj në shoqëri edhe pas lindjes. Nëse ajo kujdeset për veten e saj dhe rolin e saj në shoqëri apo familje, cilësia e jetës së saj do të përmirësohet.

Lexoni dhe: Lindja e femijeve mund te shkaktoje renien e dhembeve

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X