Shtatzani e ngjizur ne dimer? Rrezik per diabet gestacional

0 0

Gratë të cilat kanë ngjizur shtatzaninë e tyre në dimër do të jenë më të rrezikuara për t’u prekur nga diabeti gestacional (i shtatzanisë). Këtë e pohon një studim i kryer nga “Universiteti i Adelaide” në Australi, pasi një grup ekspertësh ka analizuar mbi 60000 lindje nga viti 2007 deri në vitin 2011.

Më shumë rreziqe nëse moti është i ftohtë

Sipas këtij studimi australian, edhe periudha e ngjizjes mund të ndikojë në mundësinë e gruas për të zhvilluar diabet. Në lidhje me këtë mendohet se ndikon jeta sedentare, pra me aktivitet fizik të kufizuar si edhe ushqyerja jo e mirë që karakterizon zakonisht jetën e dimrit. Në verë frutat dhe perimet do të konsumohen më shpesh dhe në sasi më të mëdha. Ndërsa në dimër mendohet se konsumohen më tepër ushqime me shumë kalori, si edhe lëvizet më pak.

Në rritje të vazhdueshme

Për shkak të rritjes së rasteve të mbipeshës dhe obezitetit në shoqëri, është rritur edhe rreziku i shfaqjes së diabetit gestacional në të gjithë botën. Kjo rrit edhe rrezikun për lindje të parakohshme dhe për pasojë ardhjen në jetë të një fëmije me peshë të vogël. Krahas kësaj edhe mundësia që gruaja të zhvillojë diabet tip 2 gjatë jetës është më i lartë.

Prandaj është shumë e rëndësishme të ndiqni një dietë të shëndetshme jo vetëm gjatë shtatzanisë por edhe para apo pas ngjizjes.

Lexo edhe:

Si ndikon koha e kaluar ne ekran ne shfaqjen e diabetit?

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X