Disa ushqime nuk duhet t’i konsumoni gjatë shtatzanisë për shkak se ato dëmtojnë fetusin. Por cilat janë ato ushqime?
Vezët dhe prodhimet e bulmetit
Cilat ushqime konkretisht nga prodhimet e bulmetit?
Djathërat e butë dhe me myk si për shembull djathi Rokfor, gorgonzola dhe djathi danez. Evitoni djathin me myk të bardhë si djathi brie, djathin e dhisë etj. Djathin e fortë si për shembull dajthin çedar (cheddar), parmixhan etj. Gjiza, djathi i bardhë, mocarela mund të konsumohen.
Konsumoni qumësht të pasterizuar në të gjitha rastet, pasi në të kundërt ai mund të përmbajë bakterie.
Vezët e pagatuara janë burim salmonele, për këtë arsye nuk duhet t’i konsumoni në asnjë mënyrë.
Kosi dhe akulloret duhet të jenë të përgatitur gjithashtu me qumësht të pasterizuar. Është mirë t’i përgatisni vetë akulloret dhe të evitoni përdorimin e vezës.
Mishi dhe peshku
Më parë sigurohuni se jeni duke konsumuar mish apo peshk të gatuar mirë, kjo pasi mishi është faktor rreziku për shfaqjen e toksoplazmozës. Evitoni gjithashtu edhe mëlçinë e cila përmban vitaminën A në sasi të
mëdha dhe mund të dëmtojë zhvillimin e fëmijës. Kini kujdes gjithashtu edhe sallamet si edhe proshutat. Ato duhet të jenë të pjekura shumë mirë dhe të prodhuara në kushtet e duhura. Përsa i përket peshkut evitoni atë me përmasa të mëdha, pasi përmban sasi të mëdha mërkuri, i cili dëmton zhvillimin e sistemit nervor të fëmijës. Peshku më i mirë është sardelja, që duhet të konsumohet në 2-3 porcione në javë. Evitoni ostriket, ndërsa sushin mund ta konsumoni nëse është përgatitur me peshk të ngrirë.
Kafeina dhe alkooli
Nëse jeni e varur ndaj saj, gjatë shtatzanisë duhet të konsumoni jo më shumë se 200 mg në ditë, e cila është e barabartë me një kuadrat të vogël çokollate. Evitoni totalisht përdorimin e alkoolit.

Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu