Shtatezania false, simptomat, shkaqet dhe trajtimi

0 0

Shtatëzania histerike, e quajtur ndryshe edhe shtatëzani false, është një shqetësim që mund të shfaqet tek gruaja duke e bërë atë të mendojë se është shtatëzanë, kur në të vërtetë nuk është. Por si është e mundur kjo? Sigurisht që mund të ndodhë pasi tek gruaja shfaqen të gjitha shenjat e shtatëzanisë, të cilat janë edhe sinjalet e para që e bëjnë atë të mendojë se brenda saj është duke u rritur një fëmijë, edhe pse brenda barkut të pas nuk ekziston asnjë embrion.
Cilat janë simptomat e shtatëzanisë false?
Mund të themi se simptomat janë identike me ato të një shtatëzanie normale, pra të vërtetë. Tek ajo shfaqet që vonesë cikli, të vjella, rritje në peshë, zmadhim dhe mbindjeshmëri gjoksi, pa harruar edhe më kryesoren, ndjesinë e lëvizjes së fëmijës në bark. Në të vërtetë të gjitha këto “sinjale” janë të krijuara nga mendja e gruas duke qënë se në të vërtetë shtatëzania histerike është një formë e një çrregullimit psiko-somatik.
Si bëhet zbardhja e të vërtetës?
Çdo gjë qartësohet me anën e një testi shtatëzanie. Kjo është një nga mënyrat më të thjeshta për të kuptuar atë që është duke ndodhur në të vërtetë. Në disa raste të tjera gruaja mund të dërgohet për një vizitë tek gjinekologu, i cili mund t’i vërtetojë asaj me anën e ekografisë se në të vërtetë brenda saj nuk eksizton asnjë fetus.
Kë prek ky çrregullim?
Zakonisht nga ky çrregullim vuajnë gratë mbi moshën 30-vjeçare, ato të cilat fillojnë të ndiejnë edhe më shumë se ora e tyre biologjike është duke ecur shumë shpejt. Kjo ndjesi “shtatëzanie” mund të shfaqet edhe tek gratë që kanë qënë pre e një abuzimi seksual apo inçesti.
Cilat janë shkaqet e shfaqjes së shtatëzanisë false?
Më kryesorët janë faktorët psikologjikë të cilët e bëjnë gruan të mendojë se është duke pritur një fëmijë dhe për pasojë trupi duket se i përgjigjet dëshirës së mendjes nëpërmjet ndryshimeve hormonale, edhe pse në të vërtetë nuk ka ndodhur ngjizja. Kjo mund të ndodhë edhe si pasojë e një presioni shumë të madh që mund t’i bëhet gruas nga persona të jashtëm, të cilët duket se janë shumë të paduruar në lidhje me ardhjen në jetë të një fëmije.
Çfarë duhet të bëjmë në një rast të tillë?
Duke qënë se gjithçka është një çrregullim psikologjik, edhe trajtimi duhet të ketë në bazë atë psikologjik. Është shumë e rëbdësishme që gruaja të marrë kujdesin e duhur professional, pasi vetëm aim und të jetë në gjendje të kuptojë arsyet që e kanë shkaktuar shtatëzaninë histerike, duke e bërë gruan të përballojë më me lehtësi problemin.
Si është i përhapur ky problem?
Nga ky çrregullim mund të preken jo vetëm gratë që kanë problem me infertilitetin, por edhe ato që janë shumë pjellore por që kanë problem me partenrin e tyre, apo në punë. Në të gjitha rastet kjo formë “shtatëzanie” është një shenjë alarmi, një shenjë e fortë e një çrregullimi psikologjik, një instrument që gruaja e përdor për të tërhequr vëmëndjen dhe për të kërkuar ndihmë. Duke qënë se shtatëzania histerike lind si pasojë e një çrregullimi psikologjik, gruaja duhet të ketë pranë vetes persona të dashur dhe më kryesori është partneri, i cili duhet të tregohet shumë i dashur, i duruar dhe i kuptueshëm me të. në asnjë mënyrë ky fenomen nuk duhet të anashkalohet.
Gjatë viteve të fundit është vënë re një rënie e numrit të shtatëzanive histerike në të gjithë botën. Kryesisht ky është një çrregullim që shfaqet më shpesh në vendet ku gruaja konsiderohet si një “instrument” për të lindur fëmijë, tek të cilat njihet vetëm roli i gruas si nënë dhe nëse nuk mundet të lindë fëmijë, humbet të drejtën për të qëndruar pranë bashkëshortit të saj.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X