Shtatezania dhe nepset, nje legjende apo dicka reale?

0 0

Cfarë mund të jenë në të vërtetë nepset gjatë shtatëzanisë, një legjendë apo një dëshirë që nëna vërtet e ndien për një ushqim të caktuar? le të shohim më poshtë cila është e vërteta, ndërkohë cdo grua shtatëzanë duhet të mundohet të mbajë nën kontroll peshën gjatë gjithë shtatëzanisë!
Jeni shtatëzanë dhe keni gjithmonë uri, keni uri gjatë ditës, gjatë natës, në cdo moment? Dëshira juaj për të ngrënë ndonjëherë nuk fokusohet vetëm tek një ushqim, por tek cdo ushqim që mund të ndodhet në frigorifer apo tavolinë. Ju duhet të keni parasysh se ruajtja e peshës trupore është shumë e rëndësishme, dhe për këtë duhet të përpiqeni të mbani nën kontroll ngrënien e ushqimeve gjatë vakteve, sidomos ato që përmbajnë shumë kalori.
Cfarë janë nepset?
E keni parasysh atë dëshirën për të ngrënë luleshtrydhe në orën 01:00 të mëngjesit? Po atë dëshirën për të përtypur dicka nga mëngjesi në darkë? Megjithatë këto dëshira mund të jenë të ndryshme për gra të ndryshme. Nepset janë pikërisht këto dëshira për të ngrënë një ushqim apo shumë ushqime njëkohësisht, gjë e cila paraqitet si një nevojë fizike, gati e pakontrollueshme deri në momentin që ajo “gropë” në stomak të mbushet. Zakonisht këto nepse shfaqen gjatë trimestrit të dytë ose të tretë, megjithatë tek disa gra shtatëzana mund të shfaqen edhe gjatë trimestrit të parë të shtatëzanisë. Por cilat janë shkaqet e këtyre nepseve? Ja cfarë shpreh në lidhje me to mjeku gjinekolog Christian Jamin.
Midis realitetit dhe të vërtetave shkencore
Sipas gjinekologut Christian Jamin, gruaja shtatëzanë udhëzohet në mënyrë të gabuar për të ngrënë ushqim për dy! Dhe sidomos nëse ajo ka vuajtur shumë nga të vjellat ka tendencën të jetë gjithmonë shumë e shqetësuar në lidhje me furnizimin e fëmijës me elementët e nevojshëm për t’u rritur dhe zhvilluar në mënyrë të shëndetshme. Megjithatë jo gjitcka mund të konsiderohet si dicka psikologjike. Hormone, dhe kryesisht estrogjeni, luajnë një rol shumë të rëndësishëm në shfaqjen e nepseve gjatë shtatëzanisë.
Estrogjeni, hormone që sekretohet nga placenta, e bën nënën shumë nervoze dhe në ankth, gjë e cila e “shtyn” nënën të konsumojë edhe ushqime që deri në atë moment mund t’i ketë evituar.
Përse gruaja shtatëzanë duhet të mbajë nën kontroll nepset?
Gjatë shtatëzanisë është shumë e rëndësishme që nëna të ushqehet shëndetshëm, sidomos gjatë 4 muajve të parë, kjo pasi gjatë këtyre mujave trupi fillon të krijojë rezerva yndyrore të cilat do të përdoren për rritjen e fetusit. Nepset janë një faktor shumë negativ për nënën e cila duhet të mbajë nën kontroll peshën gjatë gjithë shtatëzanisë, dhe kjo jo për efekte estetike, por për efekte shëndetësore. Ju duhet të dini se pesha normale që një grua duhet të marrë gjatë shtatëzanisë është 9-12 kg.
Rritja e madhe në peshë gjatë shtatëzanisë, mund të jetë shenjë e diabetit gestacional, një problem shumë i shpeshtë për shtatëzaninë, e cila zhvillohet kryesisht gjatë trimestrit të dytë. Në përgjithësi arsyet e kësaj sëmundje të shtatëzanisë janë ndryshimet metabolike të gruas, por mund të bëhet fjalë edhe për një diabet të hershëm dhe të injoruar deri në momentin në fjalë. Është shumë e rëndësishme të mbani nën kontroll nepset pikërisht për të evituar problemet e mësipërme.
Si të kontrollojmë ndjesinë e urisë?
Në më të shumtën e rasteve gratë shtatëzana preferojnë ushqimet e ëmbla, kjo pasi sipas mjekut gjinekolog Ch. Jamin, shijet e ëmbëla e bëjnë nënën të ndihet më mirë, duke qënë se glukoza absorbohet më lehtë nga organizmi. Pikërisht këto sheqerna të cilat absorbohen shumë shpejt duhet të evitohen. Këshillohet konsumimi i ushqimeve të tilla si: drithërat, bananet, patatet, perimet, të cilat e thyejnë urinë, duke favorizuar mbajtjen në nivele normale të insuliës. Për të mbajtur nën kontroll nepset mjekët këshillojnë të ngriheni nga tavolina gjithmonë të ngopura, por në mënyrë të shëndetshme. Nëse gjatë vakteve kryesore jeni mësuar të konsumoni një ëmbëlsirë, mund ta kaloni atë për ndërmjet vakteve.
Ju duhet të dini se nepset nuk kanë lidhje me shfaqjen ose jo të shenjave në lëkurë, pasi ato janë një nevojë fizike dhe psikologjike. Ju mund të kënaqni disa dëshira tuaja në lidhje me një ushqim të caktuar duke e konsumuar atë në sasi shumë të vogla, pikërisht për të evituar problemet e mësipërme.

Lexoni dhe: A është normale të mos kem neps në shtatzani?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X