Shtatzania dhe dhimbja e dhembeve, ja cfare te beni per ta lehtesuar ate

0 0

Gjatë shtatëzanisë në trupin tuaj ndodhin shumë ndryshime dhe një prej tyre është shfaqja e gingivitit, i cili është një inflamacion i xhinxhivave që në më të shumtën e rasteve favorizon shfaqjen e kariesit dhe dhimbjeve të dhëmbëve, për këtë arsye do të shpjegojmë se çfarë mund të bëni në rast se do të keni probleme me dhëmbët gjatë shtatëzanisë.
Çfarë e shkakton dhimbjen e dhëmbëve?
• Ndryshimi i dietës së përditshme ushqimore

Gjatë shtatëzanisë ju do të ndryshoni mënyrën e të ushqyerit, duke pasur tendencën e rritjes së pirjes së qumështit si edhe të ushqimeve me sheqer, i cili nuk gjendet vetëm tek ushqimet e blear në supermarket. Kjo gjë do të favorizojë formimin e kariesit si edhe shfaqjen e dhimbjeve të dhëmbëve.
• Problemet me gingivitin
Gjatë shtatëzanisë do të vihet re një ndryshim i theksuar i nivelit të hormoneve të cilat do të shkaktojnë edhe shfaqjen e këtij inflamacioni, i cili mund të shkaktojë infeksion apo dhimbje në dhëmb.
• Të vjellat e mëngjesit
Aciditeti i stomakut do të favorizojnë shfaqjen e kariesit dentar.
• Mungesa e kalçiumit
Duke qënë se ky element do të përdoret për forcimin e kockave të fëmijës, gruaja do të ketë mungesë në trupin e saj, e cila do të sjellë disa pasoja negative edhe nëse do të merret me anën e suplementeve shtesë.
• Problemet e higjenës orale
Disa gram und të kenë probleme me aromën e pastës së dhëmbëve e cila mund të provokojë të vjellat, për këtë asrye ndonjëherë mund të evitohet larja e tyre, gjë e cila do trë favorizojë shfaqjen e kariesit dentar, shfaqjen e gingivitit si edhe të dhimbjes së dhëmbëve.
A mund të mjekojmë dhëmbët gjatë shtatëzanisë?
Ky është një problem që mund të bisedohet me dentistin i cili do të bëjë vlerësimin e gjendjes tuaj duke marrë në konsideratë edhe moshën e shtatëzanisë, por duhet theksuar se në më të shumtën e rasteve evitohet përdorimi i anestezisë sidomos gjatë trimestrit të parë të shtatëzanisë.
Çfarë medikamentesh mund të përdoren për të lehtësuar dhimbjet?
Përdorimi i medikamenteve duhet të bëhet vetëm me pëlqimin e mjekut, pasi në të kundërt mund të dëmtohet fetusi. Zakonisht si medikamente të padëmshme konsdierohen ato me bazë acetaminofeni (Paracetamol, Tylenol etj). Përsa i përket antibiotikëve përdorimi i tyre duhet të evitohet sa më shumë të jetë e mundur, por në rast infeksioni përdorimi i penicilinës nuk është i ndaluar.
Si të lehtësojmë dhimbjet me anën e disa metodave natyrale?
• Bëni kompresa të ngrohta me anën e një cope të ngrohtë që mund të vendosni në faqen tuaj. Kjo do të sigurojë një qarkullim më të mirë të gjakut dhe për pasojë sistemi imunitar do të veprojë më mirë.
• Vendosni akull në një qese të posaçme dhe më pas prekni faqen tuaj. Në vend të akullit mund të përdorni edhe qese me perime të ngrira. Kjo gjë do të mpijë nervat që shkaktojnë dhimbjen.
• Përdorni karafil. Vetitë e tij antiseptike janë shumë të njohura edhe për qetësimin e dhimbjeve të dhëmbëve të fëmijëve. Në farmaci mund të gjeni xhel me efekt qetësues edhe për të voglin tuaj.
• Hudhra njihet prej shumë kohësh për efektin e saj qetësues, kjo pasi ajo përmban alicilinë, e cila ka agjentë antibiotiku të cilët luftojnë menjëherë bakteriet që po shkaktojnë problemin. Ju mund të vendosni një copë hudhër brenda dhëmbit që ju dhemb.
• Përtypni një copë qepë për pak minuta. Kjo do të ulë dhimbjen që ndieni, por nëse përtypja është e vështirë vendosni një rreth qepe në krye të dhëmbit në mënyrë që lëngu i saj të qetësojë dhimbjen.
• Spinaqi është gjithashtu një qetësues i mirë për t’u përdorur gjatë shtatëzanisë. Bëni një pure spinaqi të freskët me anën e frulatorit dhe më pas aplikoheni sipër dhëmbit të sëmurë.
Ju këshillojmë të shmangi pijet dhe ushqimet me sheqer pasi përkeqësojnë gjendjen.
Lexo me shume:
Kujdesi i dhembeve ne shtatezani






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X