Shtate veprimet qe bebet urrejne!

0 0

Nënat duhet të dinë se bebet e tyre nuk pëlqejnë të gjitha veprimet që ato bëjnë.

Cilat veprime bebet konkretisht urrejne?

Kur ju e pastroni fytyrën e tij pasi ka ngrënë ushqim

Me siguri ai do të largojë kokën ose do të përpiqet t’ju largojë nga vetja e tij. Përpiquni ta pastroni me kujdes derisa të mësohet ta pranojë.

Ndërsa përpiqeni ta lani apo t’i bëni masazh

Do t’ju duhet një kohë e caktuar ta mësoni beben tuaj të pranojë momentin e masazhit apo banjos. Duhet ta fusni shumë ngadalë në ujë pasi me siguri do të përballeni me të qarën e fëmijës.

Kur nuk i jepni atë që keni në dorë

Zakonisht fëmija do të shfaqë një “nevojë urgjente” për të ngrënë atë që po hani edhe ju. Megjithatë kjo nuk do të thotë që duhet t’ja jepni gjithmonë, pasi në disa raste ushqimi mund të mos jetë i përshtatshëm për moshën.

Ndërsa përpiqeni ta bëni të qëndrojë në këmbë…

Por nuk ka forcë të mjaftueshme. Dhe ky është një nga gabimet që prindërit bëjnë më shpesh, shpejtojnë të ngrenë në këmbë fëmijët e tyre edhe pse mund të mos jenë në gjendje të mbajnë peshën e trupit tek këmbët e tyre pasi ligamentet dhe muskujt nuk janë forcuar mjaftueshëm.

Kur i merrni një send apo ushqim nga goja

Fëmijët e adhurojnë vendosjen e gjërave në gojë, është një mënyrë si eksplorojnë botën. Por në momentin që ju ja merrni ai do ta urrejë veprimin.

Numërimin e dhëmbëve të rinj

Ai nuk e pëlqen aspak momentin kur ju përpiqeni t’i hapni gojën për të parë dhëmbët, dhe më shumë mundësi do t’ju kafshojnë. Kujdes!

Momentin kur dëshironi ta vendosni në gjumë

Nëse ai nuk ka gjumë dhe ju përpiqeni ta bëni të flejë, asgjë nuk do të jetë e bukur për të, as ninulla, e tundura, etj…Në disa raste ai do të irritohet edhe më tepër nëse ju do të vazhdoni të këmbëngulni.

Pra duke mësuar se çfarë urren bebi juaj, duhet të përpiqeni t’i përshtateni për ta bërë atë të lumtur, për t’i dhuruar emocione sa më pozitive.

Lexoni dhe: Shtate gjerat argetuese qe mund te beni me beben tuaj

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X