Shqipëria u mbulua nga dëbora dhe ju keni shumë dëshirë të bëni ski? Ja disa këshilla për t’i marrë me vete edhe fëmijët

0 0

Ditët e fundit kanë qenë të ftohta për vendin tonë dhe në shumë qytete shqiptare ka rënë borë. Me siguri për të apasionuarit ndaj skive dhe borës dëshira ka qenë e madhe për të shkuar në fshatrat ku mund të shijohen këto aktivitete.

Por për një pjesë të madhe kjo është e pamundur pasi ata kanë edhe fëmijë për t’u kujdesur. Përmes këtij artikulli ne ju sugjerojmë sesi mund t’i merrni fëmijët me vete dhe të bëjnë edhe ata ski me ju.

Sipas presidentit të instruktorëve italianë të skive, Maurizio Bonelli, ka disa rregulla për t’u ndjekur nga nënat dhe baballarët nëse duan të bëjnë ski bashkë me fëmijët, për të shmangur kështu aksidentet serioze.

Së pari duhet të dini se skitë janë të këshillueshme për fëmijët që janë të paktën katër vjeç e gjysmë ose 5 dhe gjithmonë duhet t’ju shoqërojë një instruktor i posaçëm që zakonisht gjendet në pistat e skive. Para kësaj moshe ju mund t’i merrni sërish fëmijët me vete por mund të zgjidhni të luani me ta me topa bore apo mund t’i tregoni mjedisin.

Është shumë e rëndësishme që prindërit të investojnë në sigurinë e fëmijës, dhe kjo do të thotë t’ia besojnë fëmijën një instruktori të posaçëm për skitë, i cili do t’i mësojë fëmijës suaj teknikat dhe do ta udhëzojë se si të përshtatet me këtë sport, ku mund të rrëshqasë, si, kur është koha apo momenti i duhur. Instruktori i skive është gjithashtu shumë i rëndësishëm sepse ai di si të mësojë konceptin e maturisë dhe kontrollit të shpejtësisë në shpatet e skive. Prandaj, është gjithmonë e nevojshme të ndiqni fëmijët nga mësuesit kompetentë të cilët mund t’u shpjegojnë atyre rregullat themelore të skijimit.

Bonelli shpjegon se fëmijët duhet të bëjnë ski, nëse ata janë të shëndetshëm. Gjëja më e rëndësishme është, të mos shkojnë në shpatet e ndryshme nga ato që fëmija ka mësuar me instruktorin.
Babai ose nëna nuk janë instruktorë dhe nuk duhet ta zëvendësojnë atë për asnjë arsye, ndaj në rast se nuk ka një instruktor për ta mësuar fëmijën atëherë mos e lejoni të bëjë ski. Mundësisht shkoni nëpër ato pista të cilat janë të mbushura me njerëz.

Por si ta përballojnë fëmijët të ftohtin?

Fëmijët nën moshën 14 vjeç janë të detyruar të veshin një kaskë, kjo është për sigurinë bazë në pistat e skive dhe kaskat përdoren edhe nga të rriturit, por gjithashtu ato shërbejnë për të mbrojtur fytyrën nga era dhe i ftohti.

Pastaj, prindërit duhet të sigurohen që fëmijët janë të veshur mirë: ka kostume të përshtatshme për mal që duhet përdorur. Edhe duart duhet të mbrohen, si dhe këmbët. Nëse është e mundur, është më mirë të shmangni dorezat e lehta dhe të zgjidhni ato të ngrohtat. Vendosini patjetër fëmijës një shall që t’i mbrojë gojën, qafën dhe mjekrën.

Të bësh ski është shumë kënaqësi, por duke dëgjuar nga lajmet rreth aksidenteve tragjike, ky sport na bën që të frikësohemi, sidomos për fëmijët. Megjithatë prindërit duhet të kujdesen që fëmija i tyre të gëzohet por gjithmonë të sigurohet para kësaj.

Ka edhe disa gjëra që prindërit duhet t’ia mësojnë gjithmonë fëmijës:

  1. Respekti për të tjerët. Çdo skiator duhet të sillet në mënyrë të tillë që të mos rrezikojë një person tjetër ose të shkaktojë ndonjë dëm.
  2. Zotërimi i shpejtësisë. Çdo skiator duhet të mbajë një shpejtësi dhe sjellje të përshtatshme për aftësinë e tij, si dhe kushtet e përgjithshme.
  3. Zgjedhja e drejtimit. Skiatori që ngjit pistën duhet të mbajë një drejtim të atillë që të mos rrezikojë skiatorin që zbret duke pasur parasysh gjithmonë trajektoret që mund të marrin skitë.
  4. Skiatori duhet të shmangë ndalimin në mes të pistës, ose në rast se bie duhet të hapë rrugën për skiatorët e tjerë pasi rrezikon jetën.
  5. Skiatori që ngjitet në pistë ose e zbret atë në këmbë duhet ta bëjë këtë vetëm në skajet e saj.

Lexoni edhe:Tre llojet e sportit qe mund te beni me femijen tuaj






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X