Blogerja e famshme Farah Dhukai ka folur hapur në rrjet për probemet e saj me shëndetin mendor, si pasojë e pamundësisë për t’u bërë nënë dhe komenteve negative që merr lidhur me këtë temë.
Atë jemi mësuar ta shohim në video gjithmonë të lyer, ndërsa në videon e fundit duket krejtësisht e kundërta, fare e patrukuar dhe flet për peripecitë që po kalon prej tre vjetësh, nga momenti kur ka tentuar për herë të parë të bëhet nënë.
E mbytur në lotë, ajo thotë se vajzat dhe gratë fajësohen gjithnjë kur një çift nuk bën dot fëmijë, por në fakt janë dy njerëz që po përpiqen për të zgjeruar familjen e tyre.
Farah shprehet se kurrë nuk duhet të bësh komente për shtatzëninë ose jo të një gruaje, pasi çifti mund të jetë duke vuajtur me probleme të infertilitetit, abortit ose shëndetit mendor.
“Unë kam pasur një zemër të lënduar kohët e fundit dhe nuk e kam shprehur, sepse gjithmonë kam dashur t’i mbaj mediat e mia sociale një vend pozitiv, ku të gjithë mund të vijnë dhe të largohen dhe nuk duhet të shqetësohen për dramën, ose çdo problem personal. Por … Kam arritur në një pikë ku shëndeti im mendor po ndikohet dhe nuk mund të fshihem më pas buzëqeshjes time të thyer. Ka diçka për të cilën me të vërtetë duhet të flas … ju lutem klikoni linkun në bio për ta parë. Faleminderit për dashurinë dhe mbështetjen tuaj gjatë gjithë këtyre viteve ”!- thotë ajo.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu