Shoku anafilaktik rrezikon edhe jetën e fëmijës, këshillat për ta kontrolluar

0 0

Një pickim nga një insekt, konsumi i një ushqimi “të ndaluar” apo përdorimi i një droge; do të mjaftonin për të vënë jetën në rrezik për shkak të një shoku anafilaktik që do të shkaktonin.

Shoku anafilaktik shkaktohet nga një reaksion alergjik, veçanërisht nga ushqimi, dhe është i zakonshëm tek fëmijët por nuk kuptohet menjëherë. Ka disa shenja që duhen marrë në konsideratë.

Sipas shoqërisë italiane të Pediatrisë shkaku i shokut anafilaktik i atribuohet më shumë se në gjysmën e rasteve alergjisë ushqimore.

Kujdes nga alergjitë ushqimore

Alergjitë janë një problem shumë i përhapur dhe shkaktojnë probleme si rinokonjuksione alergjike nga ushqimet janë të pranishme në 6.6% tek fëmijët 6-7 vjeç dhe 17.4% në fëmijët 13-14 vjeç; astma bronkiale në 8.4% të fëmijëve 6-7 vjeç dhe 9.5% të adoleshentëve 13-14 vjeç; alergji ushqimore në 6% të fëmijëve. Këto të dhëna nuk duhet të nënvlerësohen sepse edhe sot, alergjia vazhdonshkaktojë vdekje.

Këmbanat e alarmit

Nga alergologët pediatrikë vjen rekomandimi për t’i kushtuar vëmendje këmbanave të alarmit të shokut anafilaktik, që në shumicën e rasteve paraqiten me urtikaris angioedemë (kruajtje me ënjtje) të shoqëruara me simptoma respiratore ose kardiovaskulare.

Injektimi i menjëhershëm i adrenalinës

Në të gjitha këto raste është e domosdoshme të injektoni adrenalin sa më shpejt të jetë e mundur pasi shoku mund të ndodhë shumë shpejt dhe në shumicën e rasteve nuk del koha as për të shkuar në urgjencë.

U thoni “jo” testeve të padobishme

Sipas Dr. Roberto Bernardini, spitali primar i pediatrisë në Empoli disa analiza për alergji, janë të zhveshura nga çdo vlefshmëri shkencore, shkaktojnë diagnozë të gabuar dhe për këtë arsye kanë dhënë një numër eksponencial të alergjive të rreme. E gjithë kjo është në dëm të vetë pacientëve, pasi ato i nënshtrohen dietave të gabuara me pasoja ndryshimet në ushqime, trajtime mjekësore të padobishme me humbje të parave, etj.

Kontaktoni vetëm me mjekun e specializuar për alergjitë

Prindërit duhet të kontaktojnë, në rast të alergjisë së dyshuar tek fëmija i tyre, specialistët e qendrave dhe pediatërit në terren të kualifikuar, të cilët konfirmojnë apo jo dyshime të tilla që përshkruajnë atëherë terapinë korrekte të ilaçeve dhe dietën e duhur me një monitorim të saktë të situatës alergjike.

Simptomat më të zakonshme që mund të shkaktojnë shok anafilaktik janë:

  • Kruarje në pëllëmbët e duarve dhe këmbëve;
  • Skuqje dhe ënjtje të përgjithshme dhe fryrje;
  • Vështirësi në frymëmarrje;
  • Dhimbje të barkut;
  • Vjellje dhe diarre;
  • Ulje të zërit dhe zhurmës;
  • Dobësi dhe rënie tensioni

Lexo edhe: Si ta kuptosh kur ke alergji nga hudhra?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X