Shmangni vendosjen e këtyre 6 gjërave në biberonin e foshnjës suaj

Edhe pse këshillohet ta ushqeni vetëm me gji fëmijën tuaj për gjashtë muajt e parë të jetës së tyre, ndonjëherë ju mund të detyroheni ta ushqeni me biberon më shpejt sesa e kishit planifikuar.




0 1

Edhe nëse ky nuk është rasti dhe po fusni lëngje të tjera në biberonin e fëmijës suaj, duhet të tregoheni të kujdesshëm për këtë.

Kjo pasi do të habiteni kur të mësoni se shumica e lëngjeve që ju i keni vendosur në biberon fëmijës, janë të ndaluara rreptësisht.

Ja cilat janë ato lëngje:

  1. Shurup misri. Nëse kërkoni metodat e vjetra për të trajtuar kapsllëkun tek fëmijët, mund të keni dëgjuar përdorimin e misrit ose shurupit të misrit për të kuruar këtë shqetësim të zakonshëm tek foshnjat. Megjithatë, pavarësisht se është përdorur për vite të tëra ky ilaç nuk rekomandohet më, pasi mund të shkaktojë botulizëm. Botulizmi është një lloj helmimi në ushqim i shkaktuar nga një bakter, i cili është shumë i dëmshëm për fëmijën tuaj.
  2. Ujë. Kjo mund të duket si tronditëse, por me të vërtetë, ju nuk duhet të vendosni ujë (të përzier me formula të ndryshme ose qumështin e nënës) në biberonin e foshnjës tuaj për ta pirë. Studimet kanë treguar se hollimi i qumështit me ujë mund të jetë vdekjeprurës për fëmijën tuaj. Sipas studiuesve jo vetëm që qumështi i holluar me ujë nuk përmban ushqyesit e nevojshëm, por ka pasur raste kur truri i foshnjave është enjtur pasi për shkak të kësaj përzierje nivelet e natriumit dhe elektroliteve bien në mënyrë dramatike.
  3. Infakol. Infakol është një ilaç që përdoret për të trajtuar dhimbjet e barkut si dhe bllokimin e frymëmarrjes tek fëmijët. Edhe pse është rekomanduar më parë, është diçka që duhet të shmangni. Jo vetëm që është e paefektshme, por gjithashtu përmban përbërës që mund të shkaktojnë reaksione alergjike tek foshnja juaj. Përveç kësaj, ajo gjithashtu përmban paraben-in, një përbërës i cili njihet si toksik.
  4. Ushqime si miell misri që përdoren zakonisht për të kuruar refluksin tek foshnjat. Megjithatë, ju nuk duhet t’i shtoni ato në ushqimin e foshnjës tuaj pasi jo vetëm që kjo gjë nuk ndihmon refluksin, por në fakt mund ta bëjë atë më keq. Përveç kësaj, këto ushqime mund të shkaktojnë probleme të tjera të tilla si kapsllëku dhe kollitja.
  5. Miell orizi. Ky miell zakonisht përdoret për të ndihmuar fëmijën tuaj të flejë më gjatë. Të paktën kjo është ajo që besohej se mund të bënte. Studime të reja kanë treguar se duke zbuluar se ushqimet e ngurta siç janë drithërat e orizit e bëjnë fëmijën të flejë më keq, sidomos nëse fëmija është nën moshën gjashtë muajsh.
  6. Lëng kumbullash. Një tjetër nga kurat që përdoren për të trajtuar kapsllëkun tek foshnjat, është lëngu i holluar i kumbullave. Lëngu i kumbullave përmban fibra, të cilat mund të jenë të dobishme. Megjithatë, duke i dhënë shumë fibra mund të ketë një efekt të kundërt, kjo pasi fibrat mund të ulin thithjen e ushqyesve të tjerë. Pra përveç rasteve kur jua sugjeron pediatri, mos i jepni fëmijës lëng kumbullash.

Lexo edhe: A duhet të sterilizojmë biberonin e foshnjës pas çdo përdorimi?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X