Shkruaj brenda vijave të fletores, përgjigja demoralizuese e mësueses/ FOTO

0 0

Viti i ri shkollor ka pak ditë që ka filluar dhe një foto e detyrës së klasës së një nxënësi është bërë virale në rrjet.

Bëhet fjalë për një detyrë kur nxënësve u janë drejtuar dy pyetje nga mësuesja lidhur me pushimet verore.

Në foton e publikuar në rrjet nxënësi/ja është përgjigjur se pushimet verore i ka kaluar në shtëpi, ndërsa pyetjes për lojrat që ka bërë gjatë verës i ka dhënë këtë përgjigje:

Unë nuk kisha asnjë lojë.

Nga këto përgjigje, perceptimi që krijohet është se bëhet fjalë për një nxënës/e familja e të cilit/ës nuk i ka pasur mundësitë ekonomike për t’i siguruar pushime siç i dëshiron çdo fëmijë.

Por, ajo që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve dhe ka bërë që kjo detyrë të shpërndahet masivisht në rrjet ka qenë vlerësimi i mësueses/it.

Pa u marrë me atë që shprehte nxënësi/ja, mësuesi/ja në vlerësimin që ka bërë është përqendruar tek shkrimi dhe ka shrkuar: Përpiqu të shkruash brenda vijave të fletores.

Ky vlerësim ka ngjallur shumë pakënaqësi në rrjet duke ngritur një shqetësim shumë të madh. Si është e mundur që figura e mësuesit që është konsideruar gjithmonë si prind i dytë, të bëjë rolin indiferent ndaj një përgjigje të tillë? Një përgjigje e tillë nga ana e një fëmije më tepër sesa për pushimet verore, tregon për gjendjen shpirtërore e psikologjike.

Në këto kushte, roli i prindit dhe mësuesit është shumë i rëndësishëm për t’i krijuar fëmijës hapësirën për t’u shprehur, për të ndarë mendimet, ndjesitë dhe cfarë i shkakton mungesa e një gjëje kaq të dashur siç janë lojrat, aq më tepër në kohë pushimi.

Nuk e dimë se cila ka qenë përgjigja dhe reagimi i mësuesit/es në bisedën që mund të ketë bërë me nxënësin (nëse ka bërë një të tillë), por vlerësimi i shkruar në fletore është demoralizues dhe mospërfillës ndaj nxënësit/es në fjalë.

A është ky arsimi që duam, a duam të trajtohen kështu fëmijët tanë nga mësuesit, nga njerëzit që u besojmë mësimin por edhe edukimin e tyre? Cili është mendimi juaj për këtë ngjarje? Jeni të lutura të komentoni e të ndani pikëmajet tuaja me ne.

Lexo edhe: Tërheq zvarrë nxënësin, arrestohet mësuesja






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X