Perberesit (per 16 shkopinj)
– 1 pete sfoliat
– 3 luge pure domatesh
– 1 luge vaj ulliri
– Rigon (sasia sipas preferences)
– Kripe (sasia sipas preferences)
Pergatitja
Merrni nje tas te madh dhe hidhni purene e domateve bashke me vajin e ullirit. I trazoni mire derisa te behet mase homogjene. Hapeni peten sfoliat mbi nje leter pjekjesh dhe me anen e nje furce gatimi e lyeni me salcen e domateve. Siper hidhni rigon dhe kripe ne sasine e deshiruar. E prisni peten ne shirita me gjeresi rreth 1 cm. Rrotulloni cdo shirit rreth vetes derisa te marre forme spirale. Me pas i vendosni bashke me letren e pjekjes ne nje tepsi dhe i piqni ne temperature 180 grade per 25′ (furra duhet te jete e nxehur me pare). Pasi jane pjekur ato duhet te kene marre ngjyre e arte. I lini te ftohen derisa te behen krokante.
Materiale te ngjashme
10 ushqimet më të mira...
Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...
Vaji i ullirit: zbulohet një...
Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...
Vaji i palmës dhe kallamari...
Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...
8 arsye pse jemi gjithmonë...
Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu