Shkeputja e placentes, kur ndodh dhe cfare duhet te beni

0 0

Çfarë është shkëputja e plaçentës?

Bëhet fjalë për një komplikacion të rëndë, që shfaqet si pasojë e shkëputjes së plaçentës nga uterusi pjesërisht ose plotësisht para momentit të lindjes. Kjo gjendje është serioze sepse është pikërisht plaçenta ajo që e ushqen fëmijën me oksigjen.

Cilat janë simptomat e shkëputjes së plaçentës?

Ato mund të jenë: rrjedhje gjaku (megjithatë nuk ndodh gjithmonë), kontraksione intensive dhe të vazhdueshme, dhimbje abdominale apo edhe në shpinë, ulje të lëvizjeve të fetusit.

Cilat janë pasojat për fëmijën?

Nëse shkëputja është minimale nuk ka ndonjë rrezik të madh, por nëse kemi shkëputje të madhe, pasojat janë të rënda duke qënë se fëmija nuk do të marrë lëndët ushqyese apo oksigjenin, kështu do të shkaktohet një rritje dhe zhvillim jo i mirë ose edhe vdekja fetale.

Kur duhet të shkojmë tek mjeku?

Nëse nëna ve re një nga simptomat e mësipërme, apo bëhet pjesë e një aksidenti me makinë si edhe rrëzimi në rugë apo kudo, duhet të shkojë për kontroll, kjo pasi ato mund të jenë shkaktarë për shkëputje të plaçentës. Vendosni gjithmonë në makinë rripin e sigurimit.

A mund të parandalohet shkëputja e plaçentës?

Jo, por megjithatë gruaja duhet të evitojë kontaktin me tymin e duhanit si edhe nëse ka shtatëzani binjake apo vuan nga hipertensioni duhet të bëjë vazhdimisht kontrolle tek mjeku.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X