Shkaqet dhe trajtimet e dhimbjes së veshit

0 0

 

Dhimbja e veshit mund të bëhet e padurueshme, duke e bërë të vështirë fjetjen, ngrënien ose kryerjen e ndonjë aktiviteti tjetër. Shumë fëmijë e kanë të vështirë të durojnë një dëmtim të veshëve.

Njerëzit të cilët janë duke përjetuar dhimbje të forta veshi duhet të konsultohen gjithmonë me një mjek, veçanërisht nëse e kanë për herë të parë. Megjithatë, ka mjete që mund të përdoren në shtëpi për të lehtësuar dhe zvogëluar dhimbjen.

Ky artikull shqyrton nëntë mjetet efektive në shtëpi që mund të ndihmojnë njerëzit që përjetojnë dhimbje veshi.

Shkaqet e dhimbjes së veshit

Infeksionet janë shkaku më i zakonshëm i dhimbjes së veshit. Kur veshi infektohet, inflamacioni dhe ngritja e presionit shkaktojnë dhimbje që mund të jenë intensive. Njerëzit me infeksione të veshëve shpesh kanë simptoma të tjera, të tilla si presioni i sinusit ose dhimbja e fytit, sepse infeksionet nga zonat e afërta mund të ndikojnë në vesh. Një infeksion i veshit gjithashtu mund të jetë një gjendje e pavarur. Shumica e infeksioneve të veshit janë bakteriale, jo virale.

Vetëm një mjek mund të diagnostikojë një infeksion të veshëve. Njerëzit nuk duhet të marrin antibiotikë pa recetë, ose të supozojnë se simptomat janë për shkak të një infeksioni të veshit.

Megjithatë, dhimbjet nuk janë gjithmonë të shkaktuara nga një infeksion.

Dhimbje e përcjellë: Kjo mund të jetë nga infeksionet ose inflamacionet diku tjetër në trup. Për shembull, një dhimbje dhëmbi mund të shkaktojë dhimbje në vesh.

Sëmundjet kronike: Këto përfshijnë disfunksionin e pjesëve të tjera të trupit.

Infeksionet e lëkurës: Nëse janë në vesh ose rreth tij.

Reagimet alergjike: Këto mund të jenë nga një sërë arsyesh, të tilla si sapuni, shampoja, ose vathët.

Uji: Mund të shkaktojë dhimbje nëse bllokohet në vesh.

Presioni: Ndryshimet në lartësi mund të ndikojnë në presion në vesh.

Nëse nuk trajtohen, infeksionet e veshit mund të përhapen në nofull dhe zona të tjera të trupit. Ata mund të dëmtojnë gjithashtu veshin dhe mund të shkaktojnë temperaturë të rrezikshme.

Kur simptomat e një problemi veshi janë të pranishme dhe nuk zgjidhen vetë brenda një ose dy ditësh, duhet të flisni me një mjek. Nëse dhimbja është e fortë, shoqërohet me temperaturë të lartë, ose përfshin humbjen e dëgjimit, duhet të kërkoni menjëherë kujdes mjekësor.

Nëntë mjete shtëpiake për të trajtuar dhimbjen e veshit

  1. Ilaçet anti-inflamatore jo-steroide

Ju mund të provoni ibuprofen ose aspirinë, të cilat ulin inflamacionin.

  1. Nxehtësia

Një copë e nxehur e vendosur mbi vesh mund të lehtësojë dhimbjen.

  1. I ftohti

E njëjta gjë, por me temperaturë të ulët mund të shërbejë gjithashtu.

  1. Ilaçet me pika

Ato mund të ulin presionin dhe në këtë mënyrë ndikojnë në përmirësimin e gjendjes suaj.

  1. Masazhi

Një masazh i butë rreth veshit mund të reduktojë dhimbjen.

  1. Hudhra

Hudhra konsiderohet si një antimikrobal që lufton infeksionet. Shtoni hudhër bashkë me antibiotikët për një efekt më të shpejtë.

  1. Qepa

Ka të njëjtin funksion si hudhra.

  1. Thithja

Nëse thithni diçka, ju ulni presionin në kanalet e vesit dhe kështu reduktoni dhimbjen.

  1. Qumështi i gjirit

Qumështi i gjirit, sidomos tek bebet lufton bakteret në kanalin e veshit të tyre.

Lexo edhe: Si te trajtojme dhimbjen e veshit ne shtepi

Posted in I pakategorizuar





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X