Shikoni ëndrra sikur jeni shtatzënë? Ja çfarë tregon kjo për ju

Ndërkohë që mund të përpiqeni të interpretoni të gjitha ëndrrat që shikoni, në fakt shumica e tyre nuk simbolizojnë ndonjë gjë që do të ndodhë në jetën tuaj reale.




0 1

Dhe kjo është një gjë e mirë, duke pasur parasysh se shumë prej nesh ëndërrojnë teksa na bien dhëmbët, apo se si shkojnë me vonesë në klasë ndërkohë që shkollën e kanë mbaruar.

Por ëndrrat mund të jenë edhe reale dhe kjo është veçanërisht e vërtetë nëse jeni duke ëndërruar sikur jeni shtatznëë, shkruan Women Health.

Pasi zgjoheni në mëngjes nga një ëndërr e tillë mund të jetë e bezdisshme. Megjithatë lajmi lehtësues për këdo që ka parë veten sikur është shtatzënë, është se ëndrrat zakonisht nuk janë profetike.

Këto janë kuptimet e mundshme të ëndrrave me shtatzëni, sipas ekspertëve:

  • Ëndrrat ku jeni shtatzënë mund të kenë të bëjnë me dëshirën tuaj personale ose frikë nga shtatzënia. Për disa njerëz, ëndrrat që tregojnë sikur jeni shtatzënë janë të lidhura me faktin se personi po mendon në lidhje me shtatzëninë në një farë mënyre, thonë ata. Kjo nuk ka asgjë për t’u habitur. Nëse dikush kërkon me dëshpërim që të jetë shtatzënë, ëndrrat për shtatzëninë janë brenda dëshirave të tyre. Ëndrra të tilla nuk ju frikësojnë por atom und t’ju bëjnë të ndiheni të dekurajuara pasi zgjoheni dhe e kuptoni që nuk jeni shtatzënë. Këto ëndrra gjithashtu mund të lidhen me kujtimet për një shtatzëni të kaluar tuajën ose të dikujt tjetër.   Një gjë e ngjashme mund të ndodhë nëse hani një nga ushqimet që dikur keni dëshiruar kur keni qenë shtatzënë, veçanërisht nëse nuk është diçka që e konsumoni zakonisht (si turshi apo gjalpë kikiriku).
  • Është e mundur që ëndrrat tuaja ne shtatzëni nuk kanë të bëjnë fare me bebet ose me barkun e madh. Ëndrrat sikur jeni shtatzënë mund të jenë në lidhje me një tjetër lloj lindje. Shtatzënia mund të jetë një metaforë për lloje të reja krijimi. Ëndrrat me shtatzëni mund të tregojnë ngazëllimin tuaj rreth një projekti krijues në shtëpi ose në punë. Ju jeni “duke rilindur” me këtë projekt dhe kjo mund të shfaqet në ëndrrat tuaja në formën e një foshnje. Mund të ndodhë edhe që të mos shikoni ëndrra me shtatzëni por me ushqyerjen me gji.Ky lloj i ëndërrimit mund të jetë mënyra se si truri juaj po përpunon situatën ku po kalon.
  • Ëndrrat janë një lloj rrjeti i ngatërruar emocionesh dhe kujtimesh apo skenash që truri ka regjistruar. Ëndrrat janë të ngarkuara plot me emocione. Disa specialistë të gjumit dyshojnë se ëndrrat janë një mënyrë që truri ynë të rivendosë kujtimet dhe emocionet; ne mbledhim kaq shumë kujtime gjatë gjithë jetës sonë, kujtime që shpesh lidhen me emocionet, dhe truri ynë duhet të vendosë se çfarë duhet të kujtojmë dhe çfarë të harrojmë.
  • Nuk ka rëndësi se çfarë po ëndërroni, në fund të fundit e gjitha lidhet me mënyrën se si ju e interpretoni ëndrrën. Nëse merrni një stilolaps dhe mbani shënim ëndrrat tuaja dhe emocionet në jetën reale me siguri do të dini t’i interpretoni më mirë dhe të kuptoni se çfarë rëndësie kanë pasur.

Lexo edhe: Endrrat seksuale, a duhet t’i marrim seriozisht?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X