“Shikoni buzëqeshjen e një fëmije dhe kuptoni se cila është arsyeja që bota vazhdon të rrotullohet”.

0 0

Një buzëqeshje spontane dhe e gëzuar e një fëmije na bën të gjithëve që të shkrihemi para tij. Më poshtë ju tregojmë një sërë shprehjesh dhe fjalësh të urta nga filozofë, shkrimtarë ose futbollistë për buzëqeshjet e fëmijëve, të cilat ju me siguri do t’i pëlqeni dhe do t’i ndani me të tjerët.

1) “Fëmijët mësojnë të buzëqeshin nga prindërit e tyre”. (Shinichi Suzuki)

2) “Nuk ka asgjë që të jep më shumë kënaqësi sesa të shohësh një fëmijë të lumtur dhe të qeshur. Unë gjithmonë ndihmoj aq sa mundem, edhe nëse thjesht nënshkruaj një autograf. Buzëqeshja e një fëmije vlen më shumë se sa gjithë paratë e botës”. (Lionel Messi)

3) “A e di dikush nga ka ardhur buzëqeshja që dridhet tek buzët e një foshnje kur fle? Thuhet se një rreze e zbehtë hëne ka prekur skajin e një reje të trishtuar vjeshte dhe ka lindur buzëqeshja që ëndërron për një mëngjes të larë nga vesa”. (Rabindranath Tagore)

4) “Fëmijët nuk kanë të kaluar dhe ky është misteri i gjithë pafajësisë magjike të buzëqeshjes së tyre”. (Milan Kundera)

5) “Nëse një fëmijë buzëqesh, kur një i rritur buzëqesh, kjo është shumë e rëndësishme. Nëse në jetën tonë të përditshme ne jemi në gjendje të buzëqeshim, jo vetëm ne, por të gjithë do të përfitojnë prej saj. Nëse nvërtet dimë se si të jetojmë, cila do të ishte mënyra më e mirë përveçse ta fillonim ditën me një buzëqeshje? Buzeqeshjet tona afirmojnë vetëdijen dhe vendosmërinë tonë për të jetuar në paqe dhe me gëzim. Burimi i një buzëqeshje të vërtetë është një mendje e zgjuar “. (Thich Nhat Hanh)

6) “Të vegjlit buzëqeshin pa ndonjë arsye. Kjo është një nga magjitë e tyre kryesore.” (Thomas Grey)

7) “Bota do të ishte ndryshe nëse fëmijët do të lindnin duke qeshur”. (Giovanni Soriano)

8) “Të rrezikosh jetën për të shpëtuar një buzëqeshje në fytyrën e një gruaje apo fëmije është sekreti i kalorësisë”. (Dejan Stojanovic)

9) “Nuk ekziston asnjë lule në asnjë kopsht të botës, që të jetë aq e bukur sa një fëmijë i ulur në prehër të nënës së saj. Në qiell ka yje të ndritshëm, në fund të deteve margaritarë të mrekullueshëm, por bukuria e botës është në buzëqeshjen e fëmijëve “. (Romano Battaglia)

10) “Të rriturit janë shumë seriozë për mua. Ata nuk mund të qeshin. Është më mirë të shkruash për fëmijët, është e vetmja mënyrë që të zbavitem edhe unë”. (Roald Dahl)

11) “Vëzhgojeni një fëmijë që mbledh guaska në plazh: ai është më i lumtur se njeriu më i pasur në botë. Cili është sekreti i tij? Ky sekret është gjithashtu i imi. Fëmija jeton momentin, duke shijuar diellin, ajrin e kripur të plazhit, hapësirën e mrekullueshme të rërës. Lumturia është këtu dhe tani. Nuk mendon për të kaluarën, nuk mendon për të ardhmen. Dhe çdo gjë që ai bën, e bën me gjithë qenien e tij, intensivisht; ai është aq i zhytur aty saqë harron gjithçka tjetër “. (Osho Rajneesh)

12) “Nuk ka asgjë më spontane se sa buzëqeshja e ëmbël e një fëmije. Kjo ka fuqinë t’ju sjellë përsëri fëmijërinë tuaj, t’ju bëjë të mendoni për gjithçka dhe t’ju bëjnë të shikoni botën nga një perspektivë më e lumtur “. (Anonim)

13) “Gjëja më e bukur në botë është të shohësh buzëqeshjen e fëmijës tënd dhe ta dish se ti je arsyeja për atë buzëqeshje”. (Anonim)

14) “Kam rizbuluar bukurinë e gjërave të vogla, si buzëqeshja spontane e një fëmije, i cili qesh pa një motiv të caktuar. Rizbulova magjinë që arrin gjendet tek gjërat e thjeshta, si tek buzëqeshja e një fëmije”. (Anonim)

15) “Shikoni buzëqeshjen e një fëmije dhe zbuloni se cila është arsyeja që bota vazhdon të rrotullohet”. (Anonim)

Lexo edhe: Perse buzeqeshin bebet? I kane edhe ata qellimet e tyre






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X