Edhe pse vazhdimisht dëgjojmë dhe lexojmë të theksohet nevoja e rëndësishme për t’u hidratuar, mund të ndodhë që ta teproni duke pirë shumë ujë.
Shenjat delikate të hidratimit të tepërt
Monitorimi i ngjyrës së urinës suaj dhe sa shpesh shkoni në tualet janë mënyrat më të hershme që trupi juaj ju paralajmëron për gjendjen tuaj të hidratimit. Ngjyra e urinës zakonisht shkon nga e verdha e zbehtë në ngjyrën e çajit, falë një kombinimi të pigmetntit urokromit dhe sasisë së ujit që pini. Nëse urina juaj është shumë e zbehtë në ngjyrë, kjo tregon se po pini shumë ujë ose lëngje në përgjithësi.
Kjo është veçanërisht e vërtetë nëse shkoni mbi 10 herë në tualet gjatë ditës.
“Veshkat kanë kufizime se sa ujë mund të nxjerrin në një kohë të caktuar, që është maksimumi 800-1,000 mililitra në orë,” thotë Koskinen. “Nëse e tejakloni, do të keni ndjesinë e fryrjes”.
Kur trupi nuk mund të nxjerrë ujin e tepërt, qelizat fryhen për ta akomoduar atë dhe për shkak se truri është i mbyllur në kafkë, ai nuk lë pothuajse aspak vend për zgjerim, mund të shkaktojë dhimbje koke.
Aktualisht, nuk ka të dhëna të sigurta se çfarë niveli natriumi në gjak shkakton këto simptoma të hershme, por ai ndryshon nga personi në person. Për fat të mirë, për një person mesatar, pirja e ujit më shumë se ç’nevojitet zakonisht shkakton vetëm urinim të shpeshtë.
Por nëse e shihni që përjetoni simptomat e mësipërme, provoni të reduktoni sasinë e lëngjeve që pini.
Kini parasysh që sasia e lëngjeve që merrni nuk vjen vetëm nga uji dhe lëngjet, por edhe nga ushqimet. Rreth 20% e sasisë së lëngjeve e sigurojmë përmes frutave dhe ushqimeve të ndryshme.
Lexo edhe: Hidratimi tek fëmijët: rreziqet nëse nuk kanë mjaftueshëm ujë
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu