Jodi është thelbësor për jetën tonë, sepse është komponenti kyç i nevojshëm për prodhimin e hormoneve të tiroides. Trupi ynë nuk është në gjendje t’i prodhojë ato vetë, prandaj ne duhet të konsumojmë ushqime të pasura me këtë element. Mes këtyre ushqimeve që përmbajnë jod janë kumbulla, vezët dhe produktet e qumështit. Mungesa e jodit mund të çojë në simptoma të ndryshme të pakëndshme. Dhe kur kjo mungesë nuk trajtohet, mund të jetë shkaku i sëmundjeve edhe më të rënda, si kanceri apo problemet e zemrës.
Më poshtë ju tregojmë shenjat më të zakonshme që tregojnë mungesën e jodit në trup:
1.Problemet e flokëve dhe lëkurës. Rënia e madhe e flokëve dhe lëkura thatë mund të sinjalizojnë se keni nevojë për jod. Jodi ndihmon në rregullimin e nivelit të lagështisë në lëkurë, stimulon shërimin e prerjeve apo plagëve, madje ngadalëson formimin e rrudhave. Ky element është gjithashtu i domosdoshëm për flokë të gjatë dhe me shkëlqim. Sekreti është në aftësinë e tij për të mbështetur rigjenerimin e gjëndrës së flokëve dhe për ta mbrojtur atë nga infeksionet.
2.Ndieni se keni ftohtë. Nuk është ftohtë por ju mbuloheni me batanije. Ndjesia e të ftohtit gjatë gjithë kohës mund të tregojë se vuani nga mungesa e jodit, pasi kjo çon në një sistem më të ngadaltë metabolik. Si rezultat, trupat tanë prodhojnë më pak energji, e rrjedhimisht më pak nxehtësi.
3.Fitim i papritur i peshës. Një metabolizëm i ngadalshëm na bën gjithashtu të fitojmë peshë të tepruar. Kjo pasi trupi ynë mund të djegë më pak kalori se zakonisht dhe ne nuk ndryshojmë zakonet tona të të ngrënit. Si rezultat, pjesa tjetër e kalorive ruhen si yndyra.
4.Ndiheni të lodhur dhe të dobët. Studimet kanë treguar se rreth 88% e njerëzve me hormonin e ulët të tiroideve e kanë këtë problem. Nëse shihni se gjërat që keni bërë më parë tani ju lodhin, por ju flini mjaftueshëm dhe nuk e mbingarkoni veten atëherë ju mund të vuani nga mungesa e jodit. Lodhja e vazhdueshme dhe dobësia janë simptoma të tjera që mund të vijnë nga një metabolizëm i ngadaltë. Ne thjesht nuk kemi energji të mjaftueshme për të qëndruar aktiv.
5.Të mësuarit dhe problemet e kujtesës. Sipas një studimi që u krye në vitin 2014, njerëzit me nivel më të ulët të hormoneve tiroide kanë një hippokampus më të vogël. Kjo është pjesa e trurit tonë që kontrollon kujtesën afatgjatë. Kjo është arsyeja pse mungesa e jodit mund të bëjë që të mësojmë apo të kujtojmë më ngadalë. Për më tepër, një metabolizëm i ngadalshëm ndikon gjithashtu në aftësinë e trurit për të përpunuar informacionin dhe për t’u përgjigjur në mënyrë efektive.
6.Depresioni dhe ankthi. Shpesh mendojmë se ankthi dhe depresioni i fortë mund të shkaktohen vetëm nga probleme fiziologjike. Por shkencëtarët kanë konfirmuar se lidhja midis depresionit dhe çrregullimeve të tiroides ekziston. Nëse vëreni se ndiheni më të stresuar se zakonisht, bisedoni me mjekun tuaj për të përjashtuar problemet serioze dhe për të marrë trajtimin e duhur.
7.Qafa e fryrë. Kjo është simptoma më e zakonshme. Fryrja e qafës zakonisht ndodh kur gjendrat e tiroideve kanë shumë anomali. Kur trupi ynë nuk ka mjaftueshëm jod, tiroidet nuk janë në gjendje të prodhojnë hormone të mjaftueshme dhe përpiqen më shumë për të absorbuar elementin nga gjaku. Ky proces bën që qelizat e saj të shumohen dhe rriten më shumë se zakonisht, duke e bërë qafën tonë të duket e fryrë.
8.Problemet e lidhura me shtatzëninë. Gratë shtatzëna duhet t’i kushtojnë vëmendje të veçantë këtij problemi pasi ato duhet të mbulojnë jo vetëm nevojën e tyre për këtë element, por edhe nevojën e fëmijës së tyre. Hormonet tiroide janë shumë të rëndësishme për fëmijën para se të lindë. Defiçiti i këtij hormoni ka ndikim negativ në zhvillimin e trurit dhe inteligjencës. Për më tepër, nëse mungon jodi ekziston një rrezik më i lartë i lindjes së hershme ose i abortit.
9.Bradikardia. Mungesa e jodit gjithashtu me probleme të zemrës. Ajo çon në bradikardi, një normë më e ulët se normalja e rrahjeve të zemrës. Kur një person e përjeton këtë simptomë, ai mund të ndjehet i sëmurë dhe të jetë i zbehtë.
10.Kapsllëk. Hipotiroidizmi mund të ndikojë edhe në sistemin tonë të tretjes. Literatura shkencore konfirmon që një tiroide e prekur çon në një rënie në aktivitetin e stomakut dhe zorrës së trashë. Kjo është arsyeja pse disa njerëz përjetojnë kapsllëk kur nuk marrin mjaftueshëm jod.
Lexo edhe: Rendesia e jodit para dhe pas shtatzenise
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu