Sëmundja e lisë së dhenve (variçela) është sëmundje që e kalojnë pothuajse të gjithë fëmijët dhe përveç bezdisë, kruajtjeve e problemeve që kanë në ditët e sëmundjes, një problem edhe më i madh janë shenjat që kjo sëmundje mund të lërë në lëkurë, të cilat besohet se mund të jenë të parikuperueshme.
Megjithatë, zhvillimi i mjekësisë estetike ka bërë të mundur që të eleminojë shenjat nga lia, por ky trajtim nuk mund të bëhet para moshës 18-vjeçare. Prandaj këshillohet që nënat të kujdesen më tepër t’i parandalojnë ato tek fëmijët sesa t’i shërojnë, sepse është proçes shumë më i vështirë dhe nuk mund të kryhet menjëherë.
Si t’i dalloni plagët e lisë së dhenve?
Koha nga infektimi deri në shfaqjen e shenjave është mesatarisht dy javë. Shenja e parë në lëkurë është një kruajtje në të gjithë trupin dhe një skuqje e lehtë. Pas 24 orësh shfaqen fshikat e para (plagë), me lëng të qartë dhe e rrethuar nga një unazë e kuqe. Elementët e lëkurës shfaqen kudo, duke përfshirë pëllëmbët dhe shputat, por sidomos trupin, fytyrën dhe lëkurën e mbuluar me flokë. Për 2-3 ditë fshikat çahen, nxisin të kruara dhe formohen kore që bien në ditën e dhjetë, duke lenë në mënyrë kalimtare një lëkurë të dëmtuar kur nuk ka infeksione nga gërvishtjet. Është karakteristike për këtë sëmundje që brenda një jave ndodhin 2-3 shpërthime të tilla në lëkurë. Shërimi bëhet në mënyrë të natyrshme brenda 10-15 ditëve.
Çarja e tyre nuk lë shenjë, nëse nuk janë infektuar me thonj, por për fat të keq ato janë shumë të bezdisshsme dhe shkaktojnë ndjesinë e kruajtjes, kështu që është pothuajse i pashmangshëm kontakti me thonjtë e fëmijës.
Disa mënyra për të evituar (minimizuar) kruajtjen
- Një dush në ditë ndihmon për të mos ndjerë shumë nevojën për kruajtje, gjithashtu zbut lëkurën.
- Për të njëjtat arsye, është mirë që fëmijët të djersiten.
- Mbi të gjitha, fëmijët nuk duhet të vishen shumë trashë.
- Duhet të lani duart e fëmijëve sa më shpesh dhe thonjtë të jenë gjithmonë të prerë.
Nëse disa prej tyre ngelen shenjë, kjo fillon të bëhet problem për fëmijët sidomos në adoleshencë. Për to ekzistojnë trajtime estetike, por që mund të kryhen vetëm në moshë madhore. Trajtimi i tyre bëhet bazuar në dy grupime:
Shenjat e vona– të cilat trajtohen me acid hialuronik, i cili nxit prodhimin e kolagjenit, që më pas mbush vendet ku janë shenjat në këurë.
Shenjat më të hershme– të cilat mund të trajtohen me lazer ose me teknika të tjera të avancuara të estetikës.
Megjithatë nënat duhet t’i drejtohen pediatrit dhe të mos tentojnë t’i kurojnë fëmijët në kushte shtëpie.
Lexo edhe: Varicela
Sorry, there are no polls available at the moment.
')}
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu