Shenjat e alarmit ne shtatzani!

0 0

Gjatë shtatëzanisë duhet të tregoni kujdes ndaj disa simptomave të caktuara, të cilat mund të jenë sinjalizuesi se diçka nuk është duke ecur në mënyrën e duhur tek ju apo tek fëmija juaj.

Konkretisht, nëse vëreni një nga shqetësimet e mëposhtme, mos ngurroni të shkoni tek mjeku!

  • Keni dhimbje barku ose krampe të vazhdueshme, me apo pa rrjedhje gjaku. Nëse shtatëzania është në faza të avancuara dhe keni rrjedhje gjaku mund të jetë shenja e shkëputjes së plaçentës.
  • Nëse keni therje në zonën e kofshëve mund të keni të bëni me pre-eklampsi.
  • Keni kruajtje të padurueshme në të gjithë trupin. Lëkura tërhiqet dhe kruajtjet janë deri diku normale, por nëse janë të mëdha mund të jenë sinjali se diçka nuk shkon në mëlç
  • Keni sekrecione vaginale me aromë të keqe të shoqëruara me dhimbje apo kruajtje. Në këtë rast mund të keni të bëni me infeksion bakterial apo fungial (myk).
  • Vini re një fryrje të madhe në fytyrë dhe duar, ose një rritje të madhe në peshë, të cilat mund të jenë shenja të pre-eklampsisë.
  • Keni shkurtim të frymëmarrjes e cila mund të lidhet me një anemi të mundshme.
  • Keni dhimbje shpine dhe temperaturë mbi 37.5, ose dhimbje apo djegie gjatë urinimit, e cila mund të lidhet me një infeksion në veshka që mund të shkaktojë lindje të parakohshme.

Mbani nën kontroll shenjat e pazakonta për një shëndet më të mirë për ju dhe fëmijën tuaj.

 

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X