Ekzistojnë një sërë ushqimesh të cilat janë shumë të rrezikshme për shëndetin e dhëmbëve të fëmijës, të cilat nëse konsumohen në mënyrë të vazhdueshme do të dëmtojnë dhëmbët e vegjël.
Cilat ushqime duhen evituar?
- Lëngjet e frutave duhen konsumuar shumë rrallë. Ato favorizojnë shfaqjen e kariesit dentar.
- Pijet me sheqer duhet të evitohen totalisht nga fëmijët e vegjël. Nuk duhet të lejoni fëmijën tuaj të pijë koka kola, fanta, amita etj. Do t’ju këshillonim ta bënit të pinte qumësht apo lëng portokalli të shtrydhur në shtëpi.
- Sheqeri dhe mjalti janë të tjera ushqime shumë të dëmshme për shëndetin e dhëmbëve. Një veprim shumë i gabuar është edhe lyerja e çuços së bebeve me mjalt, i cili krahas të tjerave është shumë i dëmshëm edhe për shëndetin e dhëmbëve.
- Pudingët dhe xhelatinat me fruta duhet të evitohen totalisht nëse dëshironi që fëmija juaj të ketë dhëmbë të shëndetshëm. Pse të mos i jepni më mirë një frut në dorë?
- Çokollata është jashtëzakonisht e dëmshme sidomos nëse është me përbërje qumështi dhe kremi. Nëse fëmija juaj i ka shumë qejf përdorni ndonjëherë rrallë çokollatë të zezë.
- Kruasantët e blerë në supermarket? E dini se janë plot me konservantë, sheqer, ngjyryes etj të cilët janë shumë të dëmshëm edhe për shëndetin oral?
- Ushqimet me përbërje acide janë gjithashtu ushqime që duhet të mos përdoren shpesh nga fëmijët. Të tillë janë: agrumet, mollët, ananasi, rrushi, luleshtrydhet, uthulla, domatet. Të gjitha këto dëmtojnë zmaltin e dhëmbëve.
- Shurupi i temperaturës, kollës etj është gjithashtu shumë i dëmshëm për dhëmbet, duke qënë se kompanitë farmaceutike, për t’i dhënë atij një shije më të pranueshme për fëmijët, i shtojnë konservantë dhe shererna.
- Pijet e ëmbla duhet të evitohen dhe zëvendësohet me qumësht dhe ujë.
- Karamelet dhe ëmbëlsirat e tjera janë gjithashtu një burim problemesh për dhëmbët e fëmijës. Ato janë të dëmshme jo vetëm për sheqerin që përmbajnë, por edhe për fortësinë që kanë. Duhet të përdoren shumë rrallë nga fëmija.
Dëshironi një shëndet të mirë për dhëmbët e fëmijës? Analizoni mirë ushqimet që i lejoni të konsumojë!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu