Sheh në reklamë dikë si vetja, prekës reagimi i vogëlushit një vjeçar

0 0

Oliver Garza, një vjeçar nga Peoria, Arizona, nuk arrin të shohë shpesh fëmijë me të njëjtat karakteristika si ai. Por kjo ndryshoi në një udhëtim të kohëve të fundit me nënën e tij Demi. Reagimi i vogëlushit ndaj një prej reklamave të dyqanit ndoshta është gjëja më prekëse që do të shihni sot.

Më 4 shkurt, Oliver hasi një poster të një djali tjetër në karrige me rrota dhe u shtang. Në fakt, ai u befasua aq shumë saqë as nuk u përgjigj kur e ëma e thirri. “Unë me të vërtetë nuk po i kushtoja vëmendje dhe ai ndaloi karrigen e tij me rrota e ktheu në drejtim të posterit dhe po e shikont. Ishte jashtëzakonisht emocionuese ta shihje atë të krijonte një lloj lidhje me dikë në një poster, ai  ende s’ka mbushur 2 vjeç. Ne nuk arrijmë të shohim gjëra të tilla të reklamuara spesh. Ky është lloji i modeleve që u duhen këtyre fëmijëve. “Kur i shpjegova se djali kishte një karrige me rrota si ai, ai u emocionua shumë. Bëri një qeshje të vogël”, tregon Demi.

Oliver ka sindromën e regresionit kaudal, një gjendje që e bën të pamundur që të ecë apo edhe të përkulë këmbët. “Ne morëm vesh për gjendjen e tij kur isha 18 javëshe shtatzënë. Shpina e tij nuk u zhvillua – për shkak të kësaj, palca kurrizore dhe organet e brendshme u prekën”, – tha Demi. “Ai i sheh fëmijët gjatë gjithë kohës dhe gjithmonë i shikon teksa vrapojnë”.

Ajo më vonë hyri në llogarinë e djalit të saj në Facebook (të cilën ajo e menaxhon dhe përdor si një platformë për të diskutuar gjendjen e tij dhe për të rritur ndërgjegjësimin) për të ndarë këtë fotografi. Fotografia u bë shpejt virale dhe shumë komentues ishin në gjendje të identifikonin djalin në poster si 10-vjeçari Colton Robinson.

Nëna e Colton, Ashley Robsinson nga West Springfield, Massachusetts, ishte gjithashtu e befasuar nga reagimi ndaj fotografisë. Ajo shpjegoi se Colton ka spina bifida, një gjendje në të cilën palca kurrizore e foshnjës nuk zhvillohet siç duhet në mitër. Ai filloi modelimin në 2014 dhe që atëherë ka punuar me kompani të rëndësishme mode.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X