Seriali “Squid Games”, mjekët këshillojnë prindërit të mos i lejojnë fëmijët ta shohin

0 0

Seriali “Squid Games” është ndër më të ndjekurit e momentit, por edhe më të debatuarit e diskutuarit, jo vetëm në rrethin e audiencës por edhe të profesionistëve. Njerëz të fushës së medias, psikologjisë e tashmë edhe mjekësisë kanë opinionet e tyre lidhur me këtë serial.

Për shembull, psikologia Lorela Garuli është shprehur në një dalje televizive se problematikat kryesore të këtij seriali janë mesazhi që përcjell te fëmijët dhe dhuna që mbizotëron. Sipas saj, “Squid Game” nxit dehumanizimin dhe mëson fëmijët me parimin “qëllimi justifikon mjetin”, dhe nga ana tjetër ka shumë skena dhune, të cilat imitohen lehtësisht nga fëmijët.

Ndërkaq, mjekët kanë këshilluar prindërit që të mos i lejojnë fëmijët të shohin serialin, i cili debutoi në Netflix në shtator, është një dramë imagjinare e Koresë së Jugut, shkruan CNN.

Seriali përfshin disa garues të cilët janë në borxhe dhe luajnë një seri lojërash në përpjekje për të fituar para. Por, nëse konkurrentët humbasin, ata vriten.

Në disa raste, shkollat ​​kanë marrë masa kundër serialit dhe sfidave të tij. Një shkollë private në Roswell, Georgia, ndaloi çdo diskutim rreth serialit dhe sfidave.

Në Angli, ekipi i arsimit nga këshilli i Bedfordshire rekomandoi prindërit të mos lejojnë fëmijët të shikojnë serialin pas raportimeve se fëmijët po imitonin lojërat që shihnin aty.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Goditja në tru parandalohet me...

Dihet se edhe ushqimi luan një rol themelor në uljen e rrezikut për të pësuar goditje në tru. Por cilat ushqime të zgjidhni? Një studim i fundit nga spitali "Brigham...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X