Semundja e femijeve: duar-goje-kembe, cfarë është dhe si trajtohet?

0 0

Kjo është një sëmundje që shkaktohet nga një virus dhe mund të shoqërohet me puçrra në zonën e gojës, duarve dhe këmbëve. Mund të prekë më tepër fëmijët, megjithatë të rriturit nuk janë imunë ndaj saj.

Sëmundja duar-gojë-këmbë…

Është një patologji virale që shkaktohet nga virusi Coxsackie, i cili mund të prekë të njëjtin person më shumë se 1 herë. Kontaminimi ndodh nëpërmjet rrugëve të frymëmarrjes, nëpërmjet kontaktit dhe pështymës, si edhe nëpërmjet mukozave të infektuara dhe lëngut që ndodhet brenda lezioneve (puçrrave). Prek më tepër fëmijët nga mosha 1-5 vjeçare, dhe rrezikohen më tepër fëmijët që shkojnë në kopësht.

Cilat janë simptomat?

Kjo sëmundje zakonisht i shfaq simptomat pas 3-6 ditësh nga marrja e virusit, dhe shenja e parë më tipike është shfaqja e lezioneve në zonën e gojës, kryesisht në qiellzë dhe gjuhë, të cilat provokojnë dhimbje zakonisht gjatë ushqyerjes. Pas rreth një dite shfaqen lezione edhe në zonën e duarve (pëllëmbë) si edhe në këmbë. Mund të shfaqen fshikëza rozë edhe në zonën gluteale (në raste të ralla). Shqetësime të tjera që shfaqen janë temperatura, diarreja, dhimbjet abdominale, dhimbje goje etj. Sëmundja zakonisht zgjat 5-6 ditë, dhe në rastet më ekstreme 10 ditë.

Si trajtohet?

Deri tani nuk ka një terapi efikasë, simptomat duhet të zhduken pas 5-6 ditësh në mënyrë spontane. Nëse fëmija ka dhimbje dhe temperaturë mund të përdorni paracetamol. Nëse fëmija ka dhimbje ndërsa ha mund ta bëni ushqimin të vogël, evitoni ushqimet e kripura, të tharta dhe të nxehta. Duhet të përdoren të ftohta ose në tempëraturë ambient. Një akullore mund të ishte një alternative e mirë. Në zonën e këmbëve mund të përdoren disa garza të zhytura në ujë të ftohtë.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X