Sekreti i një kujtese të mirë tek të rriturit gjendet në vitet e para të jetës, ja pse…

0 0

Koha që fëmijët e vegjël kalojnë duke fjetur, madje edhe kur flenë pasdite, është vendimtare për konsolidimin e kujtesës së tyre. Ky është rezultati i një studimi të kryer nga Universiteti i Sheffield, Britania e Madhe dhe Universiteti Ruhr në Bochum, Gjermani, i cili është botuar së fundmi nga “Proceedings Journal”.

Duke fjetur ju mësoni

Menjëherë pas lindjes dhe gjatë gjithë vitit të tyre të parë të jetës, fëmijët e kalojnë shumicën e kohës duke fjetur.
Pse ndodh kjo dhe cili është shkaku që nuk është sqaruar kurrë, megjithatë lidhja mes gjumit dhe kujtesës ka qenë prej kohësh e njohur. Por ka shumë pak studime që lidhen drejtpërdrejt me rritjen dhe të mësuarin në fëmijërinë e hershme dhe rolin që luan gjumi.

Gjumi është vendimtar midis 6 dhe 12 muajsh

Për të demonstruar këtë lidhje, studimi i “Universitetit të Sheffield” u krye në 216 fëmijë të moshës 6-12 muaj. Grupi u nda në dy pjesë: gjysma e fëmijëve flinin deri në katër orë pas aktiviteteve të ndryshme ku kishin mësuar gjëra të reja, ndërsa grupi i dytë ose nuk flinte fare ose e bënte për më pak se tridhjetë minuta.

Të nesërmen fëmijët u testuan për ato lëvizje që u ishin mësuar një ditë më parë. Rezultati ishte se mesatarisht ata që kishin fjetur një gjumë të mirë për rreth katër orë ishin në gjendje të mbanin më shumë mend për atë që kishin mësuar ditën e mëparshme, ndërsa ata që nuk kishin fjetur ose kishin dremitur për më pak se një orë, hasën vështirësi.

Një ndihmë edhe nga përrallat e mbrëmjes

Jane Herbert, psikologe e Universitetit të Sheffieldit në mesin e autorëve të hulumtimit, shpjegoi se studimi tregoi që aktivitetet që kujtohen më mirë janë vetëm ato që kryhen para gjumit, nëse gjumi është mjaft i gjatë. Ndërsa fjetja disa herë por pak duhet se nuk funksionon. Kush nuk fle nuk mëson aspak. Për këtë arsye, është kaq e rëndësishme të lexoni libra dhe t’u tregoni fëmijëve përralla dhe histori në darkë para gjumit.

Lexo edhe: Kur do te filloje femija te mbaje mend?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X