Gjumi i çmuar. Isha duke kërkuar një foto teksa jam duke fjetur me fëmijët në telefonin e bashkëshortit tim dhe gjeta pafund të tilla. Kjo foto është bërë pa dijeninë time dhe si një nënë me eksperiencë (nëse ekzistojnë të tilla) dua të ndaj eksperiencat e mia dhe të fëmijëve të mi lidhur me gjumin.
Si qenie humane ne kemi nevojë të flemë për të funksionuar normalisht. Ajo që unë kam kuptuar është se për fëmijë të ndryshëm funksionojnë modele të ndryshme gjumi dhe ju duhet të gjeni atë që funksionon në rastin tuaj.
Me fëmijën tim të parë unë ndiqja rregulla të përcaktuar qartë, lexoja shumë dhe pëpiqesha të gjeja çfarë duhet të bëja e çfarë jo.
Kur erdhi në shtëpi fëmija i dytë, rregullat dolën nga dritarja. Fillova të veproja ashtu si donte ai dhe si ishte më mirë për të. E çova shpejt për të fjetur në dhomën e tij, sepse flinte pa ndërprerje 8 orë midis ushqyerjeve të natës dhe nuk patëm kurrë asnjë problem.
Fëmijën e tretë e mbajmë ende në dhomën tonë të gjumit, sepse kemi kuptuar se kjo gjë funksionon më mirë për të.
Pra, fëmijët janë të ndryshëm dhe modelet e tyre të gjumit ndryshojnë gjithashtu. Unë nuk dua të zëvendësoj asnjë këshillë mjekësore, por ndava me ju eksperiencën time.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu