Sara Karaj është një blogere e njohur dhe shumë e dashur për të gjithë, e cila ditën e djeshme ka bërë postimin më të bukur që mund të bënte ndonjëherë në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit lajmin se është në pritje të fëmijës së saj të parë. Blogerja nuk ka bërë të ditur se në cilin muaj është, por kjo mbetet për t’u parë në ecurinë e javëve dhe muajve.
Mënyra që zgjodhi për të bërë publik lajmin, ishte po aq e veçantë dhe e bukur. Ajo ka shpërndarë një video me momentet më të bukura të saj me partnerin dhe videoja nis me fjalët “Për ty”.
Në fund të videos dëgjohen rrahje zemre, më pas del Sara me duart duke përkëdhelur barkun.
Ky ndoshta ishte lajmi më i bukur në kohën e vështirë të izolimit.
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu