Së shpejti baba për herë të dytë, këngëtari ndan detaje me publikun

0 0

Këngëtari shumë i dashur për publikun Besnik Qaka i grupit “NRG Band”, do të bëhet baba për herë të dytë. Lajmin e ka dhënë vetë artisti disa javë më parë në emisionin “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku tregoi edhe gjininë e bebit. Ai do të bëhet baba i një djali.

“Është një ndjenjë e veçantë. Por gjininë e kemi zbuluar, është djalë”, u shpreh Besniku teksa po fliste për familjen.

Ndërsa ditën e djeshme, ai ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku rrëfeu më tepër rreth zgjerimit të familjes së tij.

Besniku zbuloi për ndjekësit se djali do të lindë në muajin shtator. Ndërsa lidhur me emrin, tha se për momentin e kanë pak problem, sepse po përpiqen familjarisht të zgjedhin një emër të mirë. Besniku u shpreh se me vajzën e kishte shumë më të lehtë, ndërsa për djalin nuk ka as shumë ide.

“Me vajza e kemi patur si më të lehtë, madje i kam thënë bashkëshortes që për djem e kam pak më të vështirë se nuk kam as shumë ide. Tani kemi bërë një listë me shumë emra dhe do shohim si do vendosim”.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X