Sasia e lartë e glutenit në shtatzani rrit rrezikun e kësaj sëmundjeje tek fëmijët

0 0

Një dietë me sasi të lartë të glutenit kur jeni shtatzënë duket të jetë e lidhur me një rrezik në rritje për të patur një fëmijë që zhvillon diabetin e tipit 1, tregojnë kërkimet e reja.

Studimi më i fundit sugjeron që gratë shtatzëna që hanë 20 gramë ose më shumë gluten gjatë një dite kanë dy herë më shumë gjasa të kenë një fëmijë me diabet të tipit 1 sesa gratë që hanë më pak se 7 gramë gluten në ditë.

Diabeti i tipit 1 është një gjendje autoimune ku insulina nuk prodhohet nga trupi, duke çuar në probleme serioze në marrjen dhe rregullimin e glukozës. Nëse nuk trajtohet, glukoza e lartë e gjakut mund të rezultojë në probleme duke përfshirë dëmtimin e zemrës dhe të syve.

Mjeku Knud Josefsen, bashkautor i hulumtimit nga Instituti Bartholin në Kopenhagë, tha se rezultatet duhet të interpretohen me kujdes. “Aktualisht ne nuk rekomandojmë ndonjë ndryshim në dietën e grave shtatzëna”, tha ai. Por ai shtoi se është interesante që edhe në bark mund të ndikojnë faktorët mjedisorë në rrezikun e ardhshëm të diabetit të tipit 1.

Autorët përshkruajnë se si analizuan të dhënat nga më shumë se 67,500 gra shtatzëna daneze. Gratë u pyetën për 25 javë në lidhje me dietën e tyre në katër javët e mëparshme, ndërsa hulumtuesit gjithashtu kryen intervista për të mbledhur të dhëna për aspekte të ndryshme të shëndetit dhe mënyrës së jetesës së grave, si dhe faktorëve të tillë si ushqyerja me gji.

Rezultatet tregojnë se sa më e lartë të jetë futja e glutenit në dietën e grave shtatzëna, aq më shumë ka gjasa që fëmija i tyre të zhvillojë diabetin e tipit 1 në 15 vitet e ardhshme.

Pasi u morën parasysh faktorët që përfshinin moshën e nënës, indeksin e masës trupore, gjendjen socioekonomike dhe marrjen e energjisë totale, fëmijët e nënave në grupin më të lartë të glutenit patën dy herë më shumë gjasa për të zhvilluar diabetin e tipit 1 sa ato me konsum më të ulët. Megjithatë, vetëm 247 fëmijë në përgjithësi kanë zhvilluar diabetin e tipit 1, duke e bërë të vështirë të nxjerrin përfundime të forta.

Dhe ka një shqetësim tjetër. “Nëse përpiqemi të eliminojmë një sëmundje, ne mund të nxisim sëmundje të tjera,” tha Josefsen, duke vënë në dukje se hulumtimi kohët e fundit sugjeroi që konsumi më i madh i glutenit është i lidhur me një zvogëlim të rrezikut të diabetit të tipit 2 për personin që ha glutenin.

Lexo edhe: Pese shenjat qe ju tregojne se femija juaj eshte alergjik ndaj glutenit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X