Modelja bukuroshe Sarah Stage duket se ka thyer të gjitha “rregullat” e shtatëzanisë. Ajo është në muajin e 8-të të shtatëzanisë dhe ka një siluetë e cila duket se nuk i përket asaj të një gruaje “normale” shtatëzanë. Trupi i modeles është në gjendje perfekte dhe këtë ajo ka preferuar ta ndajë me të gjithë ndjekësit e saj në rrjetin social instagram. Megjithatë ajo tani rrezikon të konsiderohet si “mummyrexie”, një përkufizim që i vendoset nënave shtatëzëna, të cilat duke qënë të fiksuara pas linjave trupore i nënshtrohen dietave shumë të forta si edhe palestrës edhe gjatë muajve të shtatëzanisë, pa marrë në konsideratë rrezikun që ky veprim përbën për të dhe shëndetin e fëmijës.
Shpresojmë që ky rast t’i bëjë gratë shtatëzëna të reflektojnë më shumë dhe të mos ndihen në “faj” për ndryshimet që trupi i tyre ka pësuar dhe po pëson gjatë shtatëzanisë! Ky është një akt i mrekullueshëm drejt dhënies së një jete dhe të gjithë duhet ta pranojmë si të tillë, pa i vendosur në plan të parë strijat e klrijuara në lëkurë apo kilet e tepërta që jeni duke marrë!
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu