Sapo sollët në jetë një fëmijë, tani çfarë duhet të bëni dhe çfarë të shmangni?

Pas lindjes së një fëmije, nënave u thuhet të qëndrojnë të qeta për të paktën 4-6 javë. Ekzistojnë arsye të forta: para së gjithash, pas lindjes së fëmijës, nënat kanë mbetur me një plagë brenda mitrës së tyre nga ku ka dalë placenta.




0 0

Nënat dhe lindja e fëmijëve: kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pushoni

Lindja e fëmijëve është një nga momentet më të bukura në jetën e një gruaje, por edhe një nga më të vështirat dhe “traumatizueset”. Shpesh, rikuperimi fizik dhe mendor pas lindjes është i gjatë dhe kërkues, aq sa disa nga nënat e reja bien në të ashtuquajturin depresion pas lindjes. Si të trajtoni periudhën pas nëntë muajsh?

Kjo është arsyeja pse është e rëndësishme të pushoni: rekomandimi i një eksperti

Lindja cezariane, ndryshe nga ajo natyrale, përfshin një plagë që rezulton nga prerja. E megjithatë, ka një plagë tjetër për të cilën shumë nuk flasin, por që ekziston: mitra pas daljes së placentës, ose organi që është krijuar me konceptimin e foshnjës.

“22 cm: kjo është diametri i saktë i një pjate prej porcelani. Gjithashtu është diametri mesatar i një mitre. Pas lindjes së një fëmije, nënave u thuhet të qëndrojnë të qeta për të paktën 4-6 javë. Ekzistojnë arsye të forta: para së gjithash, pas lindjes së fëmijës, nënat kanë mbetur me një plagë brenda mitrës së tyre nga ku ka dalë placenta. Këtij lëndimi do të duhen të paktën 4-6 javë për t’u shëruar plotësisht. Gratë janë akoma të ndjeshme ndaj infeksioneve dhe humbjeve në atë periudhë, edhe nëse duket se ndjehen mirë”, – ky është postimi në Facebook i një eksperti.

Komente pozitive dhe kritike

Postimi, nëse nga njëra anë mori lavdërimet e shumë grave, nga ana tjetër tërhoqi kritika: sipas disa grave, në fakt, kanë marrë mesazhin që nënat e reja duhet të qëndrojnë të palëvizshme në javët pas lindjes, duke shmangur çdo lloj aktiviteti. Realiteti është krejt i ndryshëm: eksperti në fakt nënvizoi rëndësinë e ecjes, por duke shmangur shumë përpjekje dhe duke kërkuar ndihmë, nëse është e nevojshme nga partneri.

Rëndësia e pushimit

Eskperti Doula përfundon duke i nxitur nënat e reja të mendojnë së pari për t’u kujdesur për veten e tyre, pastaj për partnerët, prindërit, të afërmit dhe miqtë e tyre. Në 4-6 javët pas lindjes së fëmijëve, nënat e reja duhet të shmangin përpjekjet e tepërta fizike, të parapëlqejnë divanin ose shtratin sesa punët e shtëpisë.

Lexo edhe: Përse është i shëndetshëm kontakti seksual pas lindjes së fëmijëve?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Rreziqet dhe përfitimet e shtatzanisë...

Në vendin tonë, gjithnjë e më shumë gra vendosin të kenë një fëmijë në moshën 40-vjeçare. Disa vendosin të presin deri në këtë moshë për të pasur një fëmijë, disa...

Gjërat që nuk i prisja...

Duke qenë nënë për herë të parë, kishte aq shumë gjëra që nuk i dija për lindjen derisa e jetova atë përvojë. Edhe pse isha vetë profesioniste në fushën e...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X