Sallatë Cezar me Philadelphia Light, një recetë shumë e shijshme

0 0

Sallata Cezar (Caesar) është një gatim shumë i pëlqyeshëm për shumë prej nesh, dhe përvecse shumë e shijshme, ajo ka edhe vlera të larta kalorike dhe ushqyese. Si përbërës kryesor do të jetë edhe Philadelphia Light, me shijen e tij të freskët dhe strukturën kremoze është i përshtatshëm për përgatitjen e pjatave të ndryshme në vakte të ndryshme ushqimi.

Përbërësit:

  • 175 gramë krem djathi Philadelphia Light;
  • hudhër e copëtuar ( sasia sipas dëshirës);
  • 2 lugë qumësht;
  • 20g Parmixhano i grirë;
  •  sallatë jeshile ose sallatë romane;
  • 1 lugë gjelle vaj ulliri;
  • 4 fileto pule;
  • erëza për të shtuar shije.

  1. Përzieni kremin e djathit Philadelphia Light, hudhrën, qumështin, djathin parmixhano, pak kripë dhe piper derisa te krijohet një masë kremoze në formë salce.
  2. Vendosni sallatën e copëtuar në një tas dhe hidhni salcën sipër.
  3. Nërkohë, skuqni filetot e pulës në një tigan me vaj të nxehtë. Pasi t’i keni skuqur, pritini në kube, shtojini në sallatë dhe shërbejini menjëherë.

Ju bëftë mirë!

All Balcans Corporation në bashkëpunim me pernenat.al do të ofrojnë një set me pesë produkte Philadelphia falas për videon më të bukur që do të na dërgoni gjatë përgatitjes së një recete: Sallatë Cezar me Philadelphia Light <3 Dërgoni videot në Instagramin: pernenat.al






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

10 ushqimet më të mira...

Këto 10 ushqimet e para janë ideale për fëmijën tuaj sepse janë plot me lëndë ushqyese thelbësore, me çmime të arsyeshme, të lehta për t'u përgatitur dhe të shijshme. Avokadot...

Vaji i ullirit: zbulohet një...

Krahas vetive të njohura nutraceutike, për shkak të përmbajtjes së lartë të acideve yndyrore të pangopura dhe përbërjeve fenolike, vaji i ullirit ka edhe një veprim të fuqishëm antimikrobik kundër...

Vaji i palmës dhe kallamari...

Me acidin palmitik, konsumi i vajit të palmës dhe kallamarëve, djathrave të vjetruar, mund të ketë një efekt të rëndësishëm te tumoret, duke rritur agresivitetin e tyre dhe duke favorizuar...

8 arsye pse jemi gjithmonë...

Ju "gërryen" stomaku në mes të një takimi, në punë, në një mbledhje online? Të qenit i uritur vazhdimisht mund të shkaktohet nga mungesa e proteinave, fibrave dhe yndyrave në...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X