Sakrificat e bamirësisë, Emina Çunmulaj: Lë vajzat dhe shpresoj të mos i ketë zënë gjumi kur kthehem

0 0

Emina Çunmulaj, modelja shqiptare e pasarelave botërore, është një nga vajzat më të bukura e me të pasura të shoëbizit shqiptar, por edhe atij ndërkombëtar.

Por, me gjithë jetën luksoze, mundësitë financiare, shkëlqimin e pasarelave, veshjeve të bukura e gjithçka tjetër, ajo mbetet personazhi më i thjeshtë televiziv, e njëjta vajzë malësore që kaloi fëmijërinë në fshatin Tuz.

Prej vitesh, Emina vazhdon aktivitetin si filantrope dhe tre vitet e fundit në bashkëpunim edhe me fondacionin “Fundjavë ndryshe”. Gjatë periudhës kur kthehet nga Shtetet e Bashkuara, për një muaj ajo viziton familjet në nevojë e ju gjendet pranë jo vetëm më ndihmë financiare e materiale, por kjiron edhe një lidhje të ngushtë shpirtërore me ta, duke të lënë përshtypjen se kjo e vajzë e pasarelave ndërkombëtare, e njeh kaq mirë jetën e thjeshtë, mes njerëzve të zakonshëm, me hallet e vuajtjet e përditshme.

Por, Emina ka rrëfyer se gjatë kësaj periudhe, pjesa më e vështirë ka qenë largimi për orë të tëra çdo ditë nga vajzat e saj.

Modelja shprehet se ajo lë fëmijët në shtëpi dhe punon mbi 10 orë në ditë, kalon kufirin me Malin e Zi në këmbë dhe mundohet që në darkë të shkojë në banesë e të gjejë dy vajzat e saj zgjuar.

“Unë këtë punë e bëj se ma thotë zemra, nuk e bëj për asnjë interes, unë lë fëmijët e mi, e di dhe Arbri. Unë fëmijët e mi i takoj në mëngjes, i laj u jap ushqim dhe iki. Kaloj kufirin në këmbë dhe bëj mbi 10 orë punë dhe mundohem që të shkojë në shtëpi para se të kenë fjetur”- shprehet Emina.






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lajm i trishtuar për aktoren...

Lajm i trishtuar për aktoren e mirënjohur të humorit në Shqipëri, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka ndarë me ndjekësit e saj këto emocione trishtimi: Të dy...

Dafina Zeqiri dhuron paratë e...

Në këtë prag fundviti, këngëtarja Dafina Zeqiri ka mbajtur një premtim të bërë kohë më parë. Të gjitha paratë e fituara nga shitja e albumit të saj, "Dafinë Moj", kanë...

I mallkojnë fëmijët në Instagram,...

Gjuha e urrejtjes, sidomos në rrjetet sociale, përhapet me një shpejtësi e lehtësi të jashtëzakonshme. Kushdo, pas një tastiere apo ekrani të një pajisjeje inteligjente, mund të shprehë mendimi ne...

Marina dhe Getoari prindër për...

Marina Vjollca dhe Getoar Selimi janë bërë prindër për herë të parë. Ditën e djeshme, moderatorja solli në jetë vogëlushen Marget. Emri i saj është bashkim i gërmave të para...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X