“Sakrifica që ia ka vlejtur, rroftë jeta!” Mesazhi i gjinekologes Anika Dokle

0 0

Në çdo fushë të jetës tashmë mbizotëron një realitet i ri, me masa të reja, të gjitha në mbrojtje të gjësë më të shtrenjtë që kemi: jetës.

Kështu është edhe në vendin ku ka pikënisjen jeta, në maternitet. Mjekja gjinekologe Anika Dokle thotë se prej më shumë se katër muajsh, në spitalin ku ajo punon, janë adaptuar sjellje dhe realitete të reja, për shkak të pandemisë nga Covid 19.

“Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, – thotë ajo ndër të tjera.

Por a ia vlen kjo ‘sakrificë’? “Padyshim që po!!”

Postimi i plotë i mjekes Anika Dokle:

Le t’i themi dy fjalë të mira…

Prej katër muajsh e pak, në spitalin ku punoj unë kemi adaptuar sjellje dhe realitete të reja për shkak të pandemisë nga #Covid19, pa dalë akoma mirë nga tulatja, stepja dhe frika prej tërmeteve.

Nuk është e lehtë që në një spital ku lind jeta, të aktivizosh protokolle që ndalojnë hyrjen e baballarëve, motrave dhe vëllezërve apo gjyshërve të të porsalindurve, por as të fëmijëve dhe të afërmve të grave që operohen për probleme gjinekologjike. Shpesh këto realitete të reja na kanë nervozuar, na kanë trishtuar, na kanë detyruar të kemi sjellje të pazakonta me njerëzit, në një vend ku ditët normalisht duhet të jenë të mbushura plot me gëzim, lule, çokollata dhe kukulla.

Nuk është e lehtë, aspak e lehtë të inkurajosh nënat e reja veshur me maska e doreza, sepse punës tonë i bëjnë shumë mirë buzëqeshjet dhe prekjet e ngrohta.

Edhe për doktorët dhe mamitë që punojnë me orë të zgjatura është sfidë mbajtja e maskave dhe dorezave pa ndërprerje, pasi saturimet jo të mira të oksigjenit dhe problemet e lëkurës janë më të paktat që mund të ndodhin në kêto raste.

Por a ia vlen kjo “sakrificë”?

Padyshim që po!!

Prej Janarit e deri më sot kanë lindur rreth 1800 bebe të bukur e të shëndetshëm nga nëna të hijshme e plot shëndet, të cilët i kemi ruajtur me “fanatizëm” nga #Covid19

Rroftë Jeta!!

 






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

Për ty mike që je...

E di… Ndiej padrejtësi tani që po shkruaj për ty. Ndihem fajtore sepse jam një nga gratë me fat. Çdo fjalë që shkruaj më thumbon... Sepse e di. E di...

9 mënyra si t’i tregoj...

Të zbulosh se je shtatzënë është një nga momentet më të rëndësishme të jetës. Është lajmi më i madh i jetës suaj, lajmi që mezi prisni t'i ndani me partnerin...

Shkon në spital me temperaturë...

Mëngjësi i sotëm ka ardhur me një lajm të trishtë për një familje në Elbasan dhe tronditës për gjithë qytetarët. Një vogëlushe 3-vjeçare ka ndërruar jetë në spitalin rajonal të...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X