Sa të sigurta jemi se fëmijët (mirë)edukohen në institucionet arsimore? Rrëfim personal

0 0

Edukimi është një nga themelet më të forta që mund të hedhë një prind, që përpara se të vijë në jetë fëmija, që në çastin kur mësojnë se po ngjizet brenda trupit të nënës. Sigurisht, jeta e përditshme e bën të pamundur që të jetë vetëm prindi ai që edukon fëmijën e për këtë arsye, një gjë kaq të rëndësishme si edukimi, ia beson institucioneve të specializuara për këtë proces.

Të gjithë prindërit ia besojnë edukimin e fëmijëve të tyre çerdheve, kopshteve, shkollave, por ka nga ata të cilët një themel kaq bazik të fëmijëve, ua besojnë sërish insitucioneve të tjera, për orarin pas shkollës e kopshtit, pasi vetë mund të jenë në punë.

Është lehtësisht e kuptueshme që një zgjedhje e tillë bëhet për të shmangur mbajtjen nga të afërm, gjyshër apo dado dhe është ndoshta alternativa më e sigurtë për një prind për të fituar qetësi mendore e shpirtërore se e ka lënë fëmijën në një vend të specializuar për këtë punë, për të cilin edhe po paguan.

Në kryeqytet ekzistojnë shumë institucione që ofrojnë shërbime për fëmijët pas orarit të shkollës e kopshtit, ku fëmijët, mësojnë, luajnë e argëtohen deri në orarin që prindi ka mundësi ta marrë në shtëpi.

Kështu tingëllon si një zgjidhje pefekte, për të shmangur shqetësimet nëse fëmija po ha, po kalon mirë, po mëson ndërkohë që prindi është ende në punë.

Por përpara disa ditësh, rastisa në një qendër të tillë që më bëri të vë në pikëpyetje qetësinë e prindërve që dërgojnë fëmijët në këto institucione.

Ishte një qëndër që ofronte shërbim pasdite për fëmijët e kopshtit dhe shkollës nëntëvjeçare. Në një prej ambinteve pashë fëmijë kopshti që po festonin një festë ditëlindjeje, duke ngrënë nga një copë torte. Të gjithë fëmijët ishin rreth moshës 5-vjeçare. Disa prej tyre ndodhi që t’u binte pak tortë nga pjata ose nga dora dhe menjëherë njoftonin edukatoret për këtë që u kishte ndodhur.

Përgjigja e tyre jo vetëm ishte e papërshtatshme për një person në pozicion edukues, por për këdo që komunikon me një fëmijë të asaj moshe.

-Mësuese më ra pak tortë!

-Shumë gabim! Sa djalë i keq je.

E para mendova ku është gabimi nëse padashje të bie diçka që ke në dorë dhe së dyti a quhet një fëmijë 5-vjeçar djalë i keq se bëri një gabim? Edhe sikur të ishte gabim, ky është qëndrimi që një mëusese, edukatore duhet të mbajë ndaj një gabimi?

Siç të gjithë e dimë, pasi hamë ëmbëlsira, na pihet ujë. Por edukatoret kishin vendosur t’i jepnin ujë vetëm fëmijëve që rrinin urtë dhe që sipas standardit të tyre silleshin mirë. Dhe ata pak që e patën privilegjin të pinin një gotë ujë u quajtën djem të këqinj sepse bënë “gabimin” që iu derdh pak ujë mbi tavolinë teksa mbushej gota.

Pasi fëmijët ishin ndjerë të detyruar që shumë herë të thoshin më fal se kishin bërë gjëra që as nuk ishin gabime, reagimi i radhës nga edukatoret ishte i tillë: ç’më duhet të më thuash më fal, nuk e dua fare fjalën më fal dhe mos flisni më, kush flet do ndështohet do rrijë vetëm.

Duke dëgjuar këto fjalë, me një shije shumë të hidhur u largova nga institucioni ku kisha shkuar për një tjetër punë që nuk kishte lidhje me fëmijët, u thashë “Mirupafshim”.

Vogëluhët më thyen zemrën kur më shihnin në sy, por nuk më përshëndesnin sepse edukatoret u kishin thënë të mos flisnin.

Dhe në këtë moment erdhi reagimi i radhës “Flisni pra, thoni mirupafshim, të paedukatë”, – bërtiti edukatorja.

Kështu e mbylla vizitën në atë institucion “edukues”.

Lexo edhe: Cerdhja/kopshti,si ta zgjedhim ate?






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Shembujt e ndëshkimeve negative që...

Shkencëtarët e sjelljes përdorin termin "dënim" për të përshkruar veprimet që ulin gjasat që një sjellje specifike të përsëritet. Dhe në atë disiplinë akademike, fjala "negativ" tregon largimin. Pra, nga...

A ka TikTok përmbajtje seksuale...

Mijëra vajza të reja po postojnë përmbajtje seksuale në TikTok për një audiencë prej miliona ndjekësish, duke i lënë ato në mëshirën e “grabitqarëve”në internet. Ka shqetësime në rritje për...

Tri arsye përse notat nuk...

Sistemi arsimor është ndër më të diskutuarit dhe që ka ngjallur shumë pakënaqësi, jo vetëm në vendin tonë, por kudo. Megjithatë, disa koncepte, si për shembull ai i notave, janë...

Barbie thyen klishetë, sjell sirenën...

Nga thellësitë e oqeaneve vjen një lodër e re e gatshme për të zgjeruar konceptin e gjithëpërfshirjes dhe diversitetit: është Ken 'merman', versioni mashkullor i sirenës Barbie. Mattel ka njoftuar...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X