Sa shpejt duhet të ecim për të mbajtur trupin në formë?

0 0

Ecja është një mënyrë e shkëlqyer për të mbajtur trupin në formë, praktike dhe pa asnjë kosto. Por lind menjëherë një pyetje: sa shpejt duhet të ecim që të jetë një stërvitje vërtet e efektshme? Përgjigjja është e thjeshtë: me një ritëm të shpejtë, që do të thotë se ndërsa ju ecni, ju keni frymën e nevojshme për të folur, por jo për të kënduar. Për të përmirësuar më mirë shpejtësinë që duhet të keni gjatë ecjes, British Journal of Sports Medicine ka dhënë udhëzime praktike sesi të përshtatni ritmin tuaj bazuar në një tregues të thjeshtë dhe brenda mundësive të secilit: numrin e hapave në minutë.

Për të qenë në gjendje të përcaktoni numrin e duhur të hapave në minutë, u mor në konsideratë hulumtimi më i rëndësishëm i kryer me qindra burra dhe gra me indeks të ndryshëm të masës trupore. Ekspertët përfunduan se, për të siguruar një aktivitet me intensitet të moderuar, ritmi i ecjes për një të rritur nuk duhet të bjerë nën 100 hapa në minutë. Në praktikë kjo do të thotë që ju duhet të numëroni hapat e bëra në 10 sekonda dhe shumëzoni numrin me gjashtë: rezultati duhet të jetë mbi 100. Për një aktivitet të fuqishëm, studimet sugjerojnë, në vend të kësaj, një ritëm prej 130 hapa në minutë. Ne duhet të marrim parasysh se përgjithësisht, në jetën e përditshme, ecet me shpejtësi më të ulët: rritja e shpejtësisë së ecjes është mënyra më e mirë për të mbajtur trupin në formë pa shumë përpjekje. Në të vërtetë, rekomandimet e OBSH-së sugjerojnë 150 minuta në javë me aktivitet fizik me intensitet të moderuar.

Ta dini!

Në çdo rast, njerëzit me probleme të veçanta shëndetësore, sidomos në nyje dhe kocka duhet të konsultohen me një specialist sportiv i cili përshkruan llojin e stërvitjes dhe intensitetit që i përshtatet më së miri nevojave të tyre.

Lexo edhe: Ecja rrit mundesine per te ngelur shtatzane






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X