Sa orë duhet të qëndroni në natyrë gjatë javës që të keni një shëndet më të mirë?

Nëse shpenzoni vetëm disa orë në javë duke shijuar natyrën mund të bëni që trupi dhe mendja juaj të ndihet më mirë, thotë një studim i ri.




0 0

Studimi, i cili u bë tek rreth 20,000 të rritur në Angli, zbuloi se njerëzit që kishin kaluar së paku dy orë jashtë gjatë javës, kishin vlerësime më të larta për sa i përket shëndetit të tyre fizik dhe atij mendor.

‘Mirëqenie e lartë’

Natyrisht, mund të kishte shumë arsye pse dashamirësit e natyrës ishin më mirë sesa njerëzit që preferonin mjediset e brendshme.

Hulumtuesit gjithashtu shqyrtuan faktorë të tillë si mosha e njerëzve, okupimi, gjendja martesore dhe karakteristikat e mënyrës së jetesës së tyre, duke përfshirë varfërinë dhe normat e krimit.

Në fund, koha në natyrë dukej shumë e dobishme. Njerëzit që shpenzonin dy deri në tre orë në javë në natyrë, kishin 59% më shumë gjasa të raportonin “shëndet të mirë” ose “mirëqenie të lartë”.

Madje edhe kur njerëzit kishin probleme shëndetësore, ata zakonisht e vlerësonin mirëqenien e tyre sa më të lartë, nëse dilnin jashtë së paku dy orë në javë.

Një mesazh i rëndësishëm

Shumica e njerëzve në studim kalonin kohën e tyre në natyrë maksimumi dy milje larg shtëpisë. Pra do të mjaftonte që të kalonit dy orë në javë në një park ose hapësirë të gjelbër brenda territorit ku jetoni.

Ky është një mesazh i rëndësishëm për njerëzit që mendojnë se nuk kanë kohë ose vende ku mund të dalin në natyrë.

Nga studimi, në mesin e njerëzve që kishin kaluar dy deri në tre orë në natyrë, 82% thanë se shëndeti i tyre i përgjithshëm ishte i mirë dhe 65% e vlerësonin mirëqenien e tyre si “të lartë”. Nga njerëzit që nuk kalonin kohë në natyrë, 68% e vlerësonin shëndetin e tyre si të mirë, dhe 56% e vlerësonin mirëqenien si të lartë.

Një rishikim i 140 studimeve të mëparshme zbuloi se mesatarisht njerëzit që rregullisht kalonin kohë ose kishin jetuar afër hapësirave të gjelbra kishin tension më të ulët të gjakut, shëndet më të mirë të zemrës dhe nivelet e hormonit të kortizolit (stresit) më të ulëta. Ata gjithashtu flinin më shumë gjatë natës, dhe kishin një shkallë më të ulët të normave të diabetit të tipit 2 dhe sëmundjeve të zemrës.

Lexo edhe: Rritja e femijes sa me afer natyres përmirëson zhvillimin e trurit






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

A duhet të trajtohen dhëmbët...

Të mendosh se dhëmbët e qumështit, si të përkohshëm, nuk duhen mbrojtur është gabim. Jo vetëm që duhen larë me kujdes, por duhet pasur kujdes edhe në rast problemesh. Përndryshe...

Ilaçe të reja për trajtimin...

Gjithnjë e më shumë të rinj po vuajnë nga problemet e astmës, sëmundje që në situata të caktuara vështirëson frymëmarrjen. Deri më tani, trajtimi i astmës tek fëmijët bazohej te...

Kukulla për fëmijë, 6 sugjerime...

Më poshtë kemi përgatitur një listë me gjashtë flimat vizatimorë më të përshtatshëm e të bukur për t'i parë fëmijët tuaj gjatë periudhave të festave e pse jo edhe natën...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X