Sa me i gjate procesi i lindjes aq me i shendetshem per nenen…

0 0

Një lindje e gjatë (gruaja nuk fillon të shtyjë menjëherë) do të ndikojë pozitivisht në shëndetin e gruas që është duke lindur. Mund të duket si diçka pa kuptim, por sipas një studimi amerikan është totalisht e vërtetë!

Sipas një studimi të kryer nga “Thomas Jefferson University” të Filadelfias…

Një proçes më i gjatë lindje do të sillte përfitime për shëndetin e gruas dhe fëmijës sepse ul mundësinë e një lindje me operacion çezarian, dhe tashmë e dimë se një lindje me operacion sjell më tepër komplikacione për nënën e re.

Lindja me operacion mund të jetë e nevojshme në disa situata të caktuara dhe madje mund të shpëtojë edhe jetë, por nuk duhet të abuzohet! Sipas ekspertëve që morën pjesë në studim, ky rrezik do të ulej nëse do të zgjatej faza aktive e lindjes. Koha ideale do të ishte 2 orë pasi gruaja është hapur plotësisht, dhe nëse ka marrë epidural koha do të shtyhej në 3 orë. Megjithatë gratë janë të ndryshme nga njëra-tjetra, prandaj kohën sa do të shtyhet lindja e vendosin mjekët.

Rezultatet e studimit…

Studimi u udhëhoq nga mjekët Alexis C. Gimovsky dhe Vicenzo Berghella në periudhën mars 2014-korrik 2015 dhe me pas u publikuan rezultatet në revistën “American journal of obstetrics and gynecology”.

Ata morën në studim 78 gra në fillimet e shtatzanise dhe i ndanë në dy grupe:

  • Grupi i parë, grave ju mundësua të qëndronin në fazën aktive të lindjes për një orë më shumë;
  • Grupi i dytë, gratë kaluan menjëherë pas hapjes në lindje.

Të gjitha grave ju injektua epidurali dhe gratë e grupit të parë patën një lindje më të gjatë. Vetëm 8 nga 41 përfunduan në operacion (19,5%), ndërsa gratë e grupit të dytë patën më tepër lindje me operacion, nga 37 lindën 16 me operacion (43,2%). Pra ishte një diferencë e madhe!

Pra ata janë të sigurt për përfitimet që ka zgjatja e proçesit të lindjes si një mënyrë për të mos kryer një lindje me operacion.

 

Cfare jeni duke bere me shume gjate ketyre diteve se ditet e meparshme?

  • Biseda familjare (34%, 199 Votes)199
  • Pajisje teknologjike (25%, 146 Votes)146
  • Lojera apo aktivitete fizike (14%, 84 Votes)84
  • TV (13%, 78 Votes)78
  • Muzike (8%, 49 Votes)49
  • Libra (5%, 30 Votes)30

Total Voters: 586

Loading ... Loading ...





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

Jo çdo NIPT është NIFTY

"Çfarë është testi NIFTY? A janë NIPT dhe NIFTY e njëjta gjë? A ka rëndësi se cilin të zgjedhësh? Këto janë të gjitha pyetjet me të cilat përballen shumë gra...

Gjithçka që duhet të dini...

Testi NIFTY nga GenePlanet u mundëson prindërve të ardhshëm të mësojnë më shumë për shëndetin e foshnjës së tyre ndërkohë që ai ose ajo është ende në mitër. Në këtë...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X