Sa kohë u duhet nënave të përshtaten me rolin e ri?

0 0

Me çdo tranzicion që ndodh në jetë, ka një periudhë që duhet për ta pranuar e për t’u përshtatur. Kur shkojmë në një qytet të ri ose ndërrojmë punë, ka gjithmonë pak kohë që kalon përpara se të ndihemi rehat në një mjedis të ri ose një rol të ri. Ndonjëherë, tranzicionet e mëdha duan pak më shumë kohë.

Mëmësia është ndoshta tranzicioni më i madh që shumë prej nesh do të bëjmë në jetën tonë dhe është krejtësisht normale të ndiheni sikur nuk e dini se çfarë po bëni në fillim.

Një studim i kohëve të fundit i 2,000 nënave amerikane sugjeron se duhen pothuajse 14 javë që nënat e reja të ndihen rehat në roli ne ri.

Këto anketa nuk janë saktësisht shkencore, por një studim aktual i publikuar këtë muaj në revistën “Shëndetësia seksuale dhe riprodhuese” i mbështet ato. Për shumicën e nënave, rritja e besimit nuk vjen përpara muajit të gjashtë.

“Rreth 25% e nënave përjetuan një periudhë me besim të ulët, humor të ulët dhe stres të lartë prindëror, por për shumicën e nënave, besimi, gjendja dhe stresi u përmirësuan 6 muajt e parë pas lindjes”.

Pra, nëse ndiheni sikur nuk e dini se çfarë po bëni sot, nëna, të jeni të sigurta se një ditë së shpejti do të dini ç’po bëni e ç’po ndodh.

Lexo edhe: Memesia eshte karriera ime!






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

A keni raste te familjarëve...

Nëse ti ose të afërmit e tu jeni prekur nga kanceri i trashëguar, mund të pyesni veten se si mund ta përdorni këto njohuri në të ardhmen dhe të jeni...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X