Sa herë në ditë duhet të pijë gji një fëmijë?
Të gjitha nënat duhet të dinë si funksionon ushqyerja me gji sipas nevojës së fëmijës dhe si të kuptojnë kur fëmija është duke qarë pasi ka uri.
Ja çfarë është konkretisht kjo mënyrë e të ushqyerit
Kjo është një metodë që këshillohet shumë nga mjekët dhe që përkon me vendosjen e fëmijës në gji sa herë të ketë dëshirë. Pra nëse dikush ju thotë se fëmija ka nevojë për një orar nuk duhet ta merrni të mirëqënë.
Le të shohim si funksionon
Fëmija duhet të ushqehet sa herë ka uri dhe jo duke ndjekur një rregull të caktuar. Kështu ju duhet të dini se një bebe nuk kërkon të pijë sepse e ka një “ves” apo zakon por sepse ka nevojë për ushqim. Pra ju duhet ta vendosni në gji fëmijën sa herë qan për shkak të urisë, por duhet gjithashtu të dini se jo gjithmonë ai qan për këtë arsye.
Si ta kuptojmë kur fëmija është duke qarë për shkak të urisë?
Ai do të fillojë të thithë duart ose të bëjë lëvizje sikur është duke thithur me gojën e tij. Nëse ai nuk ka uri dhe ju e vendosni në gji, atëherë bebi do të fillojë të lëvizë, do të jetë i irrituar, dhe kështu ju duhet të shikoni se cila është arsye që fëmija është duke qarë (bebelina e papastër, kolikat, dhimbja e veshit etj).
Përse fëmija ka gjithmonë uri dhe kërkon gjirin?
• Qumështi i gjirit është më i hollë se i formulës dhe tretet më shpejt;
• Nuk mund të përcaktohet me saktësi sa qumësht ka pirë në vaktin paraardhës;
• Stomaku i bebes është shumë i vogël;
• Bebet pijnë më shumë në fillim, aq sa duket se kërkojnë të qëndrojnë vetëm në gji, por me kalimin e kohës këto thithje rrallohen.
Si funksionon?
Ju e merrni fëmijën dhe e vendosni në gji, pas lindjes kjo është gjëja më primare për ju. Duhet të prisni që fëmija të rritet pak në mënyrë që të pijë më rrallë dhe kështu do të keni më shumë kohë për të bërë aktivitete të tjera. Gjatë javëve të para të jetës fëmija mund të dojë të pijë deri në 12 herë në ditë, gjë që do të ndikojë në cilësinë e mirë të qumështit dhe sasisë më të madhe të prodhuar. Rreth muajit të dytë fëmija do të fillojë të pijë më rrallë.
Lexoni edhe: Pozicionet i qendrimi gjate ushqyerjes me gji dhe kapja e gjirit
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu