Sa eshte gjatesia normale e femijes qe nga lindja?

0 0

Gjatësia e fëmijës

Matjes së gjatësisë së foshnjës shpesh i jepet rëndësi e pakët. Kjo nuk është e drejtë, megjithëse njohja e gjatësisë së fëmijës ka rëndësi më të kufizuar se njohja e peshës. Gjatësia ndryshon më me vonesë se pesha kur foshnja nuk shkon mirë, por edhe ajo ndryshon kur e dëmtojnë shkaqe të ndryshme. Veçanërisht fëmijët që nuk ushqehen në mënyrë të rregullt për një kohë të gjatë, si dhe ata që vuajnë nga sëmundje e çrregullime të zgjatura, mbesin prapa jo vetëm në peshë, por edhe në gjatësi. Dihet se ka edhe disa situata të tjera të veçanta, në të cilat gjatësia mbetet prapa, që në fillim të jetës së foshnjës. Këto situata dhe kushte, në përgjithësi zbulohen nga mjeku.

Gjatësia në lindje

Gjatësia e foshnjës në lindje është mesatarisht rreth 50 cm. Meshkujt në lindje janë pak më të gjatë se femrat. Pavarësisht nga kjo, janë normalë edhe ata fëmijë që lindin mbi 47 cm. Nën këtë limit, kemi të bëjmë me fëmijë të parakohshëm në lindje.

Rritjet në gjatësi gjatë vitit të parë

Sa më e vogël është foshnja, aq më e shpejtë është rritja e saj në gjatësi. Mjafton të themi se gjatë gjithë vitit të parë, foshnja ka një rritje në gjatësi prej 20-25 cm. Në fund të vitit të parë, fëmija arrin 70-75 cm

Muaji Gjatësia në cm
Në lindje 50
1 52
2 54
3 57.5
4 61
5 63
6 65
7 66
8 67.5
9 69
10 70
11 71
12 72

Lexoni edhe: Pesha e femijes






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X