Por megjithëse bananet janë të shëndetshme, ushqime plot me ushqyes, nëse hani shumë mund t’i bëni dëm vetes.
Bananet janë po aq të shijshme sa janë edhe të nevojshme, dhe vlerat e tyre ushqyese i bëjnë që të jenë të dobishme.
Ky frut është një burim i mirë i disa lëndëve ushqyese esenciale, duke përfshirë manganin, kaliumin dhe vitaminat C dhe B6.
Një banane mesatare, e freskët (118 gramë) siguron ushqyesit e mëposhtëm :
Kalori: 105
Karbohidrate: 27 gramë
Fibra: 3 gram
Yndyra: 0,3 gram
Proteina: 1 gram
Vitamina C: 17% e vlerës së përditshme (DV)
Vitamina B6: 22% e DV
Kaliumi: 12% e DV
Mangan: 16% e DV
Magnez: 8% e DV
Bananet gjithashtu përmbajnë komponime të ndryshme që mund të zvogëlojnë stresin, inflamacionin dhe rrezikun e sëmundjeve kronike.
Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) rekomandon të hahet së paku pesë racione me fruta dhe perime në ditë. Shtimi i bananeve në dietën tuaj është një mënyrë e shkëlqyer për të rritur numrin e frutave të konsumuara dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj të përditshëm.
Bananet janë shumë të varfra në proteina dhe yndyra
Shumica dërrmuese e kalorive që gjenden tek bananet, vijnë nga karbohidratet. Ato përmbajnë sasi të papërfillshme të proteinave dhe yndyrës.
Në fakt, kombinimi i proteinave dhe yndyrës përbëjnë më pak se 8% të kalorive totale në një banane.
Proteina është një komponent i rëndësishëm strukturor i trupit tuaj dhe nevojitet për funksionimin e duhur të imunitetit, riparimin e indeve, ndërtimin e muskujve dhe shëndetin e kockave .
Ndërkohë, yndyrat sigurojnë energji, asistojnë për përthithjen e lëndëve ushqyese të tretshme në yndyrë dhe luajnë rol në prodhimin e hormoneve dhe shëndetin e trurit.
Për shkak se bananes nuk i mungojnë këto ushqyes vitale, ky frut mbahet si një ushqim i plotë.
Sa banane duhet të hani?
Bilanci dhe shumëllojshmëria janë tregues të mirë të një diete të shëndetshme.
Trupi juaj është një sistem kompleks që kërkon shumë lloje të ushqyesve që të funksionojnë siç duhet. Mënyra më e mirë për t’i siguruar është duke u ushqyer.
Nuk ka numër të caktuar të bananeve që automatikisht i bën ato të dobishme ose të dëmshme. Në të vërtetë varet nga nevojat tuaja personale të kalorive dhe lëndëve ushqyese se sa duhet të konsumoni.
Ju mund të hani sa më shumë banane që dëshironi, për sa kohë që nuk po mbi-konsumoni kalori të tepërta, pa zëvendësuar ushqime dhe ushqyes të tjerë që i nevojiten trupit tuaj apo pa e dëmtuar shëndetin në mënyra të tjera.
Pra një deri në tre banane në ditë është një sasi normale për shumicën e njerëzve të shëndetshëm.
Mos harroni të përfshini edhe një shumëllojshmëri frutash të tjera, proteina, perime, yndyra të shëndetshme etj.
Lexo edhe: Si të bëni në shtëpi puding të shijshëm me banane?
Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu