Sa baktere gjenden në mjekrën e babait?

0 0

 

Një studim i ri ka bërë disa baballarë të mendohen mirë nëse do të vazhdojnë të mbajnë mjekër tani që janë bërë me fëmijë apo jo.

Sipas studiuesve zviceranë, meshkujt me mjekër mbajnë më shumë baktere sesa qentë. Shumë më tepër.

Siç raporton BBC, shkencëtarët analizuan mjekrat e 18 burrave dhe qafën e 30 qenve. Kur krahasuan mostrat, ata mësuan se mjekra ka një ngarkesë më të lartë bakteriale sesa qafa e qenve.

“Studimi ynë tregon se meshkujt me mjekër kanë prani, dukshëm më të lartë të mikrobeve dhe më shumëtipe të patogjeneve njerëzorë(semundjeshkaktues) sesa qentë”, thonë autorët, duke vënë në dukje se kur skanerët MRI përdoren për qentë dhe njerëzit, ato pastrohen shumë mirë pas përdorimit të kafshëve, dhe në fakt kanë një “ngarkesë bakteriale më të ulët krahasuar me skanerët e përdorur ekskluzivisht për njerëzit”.

Një tjetër pikë e rëndësishme për t’u theksuar është se shumica e baktereve nuk janë në të vërtetë të rrezikshme për njerëzit, dhe disa mund të jenë me të vërtetë të mira për ne (prandaj disa shkencëtarë duan që ne t’i lëmë fëmijët të pistë).

Ky studim i vogël nuk mendohej të hapte një panik për mjekrën, duhej vetëm të provonte se qentë dhe njerëzit mund të ndajnë një skaner në mënyrë të sigurt. Megjithatë, ka hulumtime të mëparshme mbi mjekrën dhe bakteret, që sugjerojnë se nuk janë të gjitha të këqija.

Lexo edhe: 4 keshilla per baballaret qe mbajne mjeker






Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Kur ke një fëmijë në...

Nëse ti ke një fëmijë Ujor, ja cfarë duhet të dish..: UJORI (21 janar - 19 shkurt) Ky fëmijë do të jetë gjithmonë origjinal. Ai është një novator i lindur...

Emra mysliman per bebe

Tradicionalisht në komunitetin mysliman, foshnjave u vihet një emër në ditën e shtatë pas lindjes. Kuptimi i emrit është shumë i rëndësishëm. Myslimanët favorizojnë emrat që janë të virtytshëm dhe...

Qumështi i gjirit ndihmon zemrën...

Dihet prej kohësh që qumështi i gjirit është ushqimi më i mirë për të porsalindurin dhe për fëmijën deri në një vit e më tej, nëse është e mundur. Në...

Rritje e numrit të lindjeve...

Tashmë është demonstruar gjerësisht: pandemia Covid-19 ka pasur një sërë pasojash negative indirekte, përveç atyre më të njohura dhe të lidhura ngushtë me infeksionin. Midis tyre, ka gjithashtu një rritje...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X