Ruajtja e qumështit të gjirit, ja 9 mënyrat e gabuara që janë të rrezikshme për fëmijën tuaj

0 0

Kur vjen puna për të ushqyer një të porsalindur, të gjitha nënat e dinë se qumështi i gjirit është padyshim më i miri.

Sigurisht, nëse për ndonjë arsye nuk jeni në gjendje ta ushqeni fëmijën me gji, gjithmonë mund të mbështeteni tek qumështi formulë. E ndërsa qumështin formulë e blejmë me udhëzime të detajuara për përdorimin dhe ruajtjen, e njëjta gjë vlen kur flasim për ruajtjen e qumështit të gjirit.

Në fakt, nuk ekzistojnë rregulla specifike ose standarde që ndiqen për ruajtjen e qumështit të gjirit. Por më poshtë ju tregojmë 9 mënyrat që janë të gabuara për ruajtjen e këtij qumështi, dhe që mund të jenë të dëmshme për të voglin tuaj:

1.Përdorimi i shisheve që mund të jenë të palara. Përdorni vetëm shishe pa BPA (bisphenol A), shishe qelqi dhe qese të dizenjuara posaçërisht për ruajtjen e qumështit të gjirit. Përveç përdorimit të llojit të duhur të shishes ku do ta ruani qumështin, duhet të siguroheni se shishja është gjithnjë e pastër. Një shishe me lagështirë ose që mund të jetë pis, mund ta prishë qumështin direkt. Pra, lani shishen siç duhet me ujë të ngrohtë dhe detergjent dhe më pas thajeni në një vend të pastër. Ruajini këto shishe të pastërta në një vend të freskët dhe dhe të pastër, pa pluhur, larg vendeve ku mund të arrijnë insektet. Sigurohuni që të pastroni shishen edhe një herë në ujë sterilizues, pak para se të ruani qumështin në të.

2.Ngrirja e qumështit të gjirit. Qumështi i gjirit përmban lëndë ushqyese natyrale që i përshtaten nevojave të fëmijës suaj që do të rritet. Pra nëse e ruani qumështin në ngrirje për një kohë të gjatë, dhe më pas ushqeni me të foshnjën tuaj, me siguri që ushqyesit që janë në të nuk do të jenë më njësoj.

3.Mbajtja e qumështit në frigorifer për shumë kohë. Kur shtrydhni gjirin me pompë dhe e fusni qumështin në frigorifer, ai qëndron i paprishur për 8 ditë. Nëse kalojnë më shumë se kaq, ky qumësht nuk është i sigurt për t’u konsumuar. Mënyra ideale është ta ushqeni foshnjën me këtë qumësht sa më shpejt që të jetë e mundur.

4.Përdorimi i sirtarëve të ndarë në kuba. Mos bëni gabim të përdorni plastikën që zakonisht gjendet në derën e frigorferit dhe është i ndarë me kuba, për të ruajtur qumështin e gjirit. Kjo plastikë është e dëmshme.

5.Përdorimi i gabuar i qeseve të ngrirjes. Qumështi zakonisht kur vendoset në ngrirje bymehet, oze zgjerohet. Pra mos i mbushni qeset e ngrirjes së qumështit plot pasi mund të shpërthejnë. Përdorni qese për ngrirjen e qumështit që janë të dizejnuara posaçërisht për këtë gjë dhe janë pa BPA, pasi ato janë të sigurta.

6.Mënyrat e gabuara të ruajtjes. Pasi ta keni vendosur qumështin e gjirit nëpër qese, sigurohuni që t’i mbani këto qese larg nga ushqimet e tjera dhe nga skajet e mprehta të frigoriferit. Vendosja e qeseve të qumështit mbi ushqimin e papërpunuar, si mishi, mund të bëjë që disa nga bakteret nga mishi të depërtojnë në qumësht.

7.Ripërdorimi i qumështit të mbetur. Nëse fëmija juaj nuk e përfundon plotësisht qumështin e gjirit që e keni ruajtur në frigorifer më herët, mos e ruani më. Mos u përpiqni që ta ripërdorni atë, pasi qumështi i mbetur mund të tërheqë lehtësisht bakteret.

8.Përzierja e qumështit të freskët me qumështin e ngrirë. Asnjëherë mos e përzieni qumështin e freskët me qumështin që ruani në frigorifer. Duke vepruar kështu, do të përfundoni pjesërisht duke shkrirë pak nga qumështi i ngrirë dhe ky qumësht do të përzihet.

9.Mënyra e gabuar e shkrirjes. Mos u mundoni të ngrohni në mikrovalë qumështin e gjirit për ta shkrirë atë menjëherë. Ngrohja e shpejtë mund të dëmtojë edhe antitrupat që gjendjen në qumështin e gjirit. Mënyra e duhur për të shkrirë qumështin e gjirit të ngrirë është ta vendosni në një tas të ngrohtë me ujë dhe ta shkrini lehtësisht.

Lexo edhe: Ushqyerja me gji, si te shtrydhim gjirin ne menyren e duhur?

Sorry, there are no polls available at the moment.





Për të lënë një koment ju duhet të jeni regjistruar Identifikohu



Materiale te ngjashme

Lidhja me fëmijën tuaj pas...

Fëmija juaj i porsalindur është në kraharorin tuaj ndërsa derdhni lot gëzimi. Besojmë se e keni imagjinuar momentin kur fëmija juaj vjen në botë si momenti më i lumtur i...

Pse çdo grua shtatzënë duhet...

Anomalitë gjenetike mund të ndodhin në çdo shtatzëni, prandaj testi NIPT është i rëndësishëm për çdo grua shtatzënë, pavarësisht nga mosha e saj apo risku i predispozitës gjenetike. Ekspertët mjekësorë...

MËSONI MË SHUMË PËR TESTIN...

A e dini se mund të zbuloni nëse fëmija juaj është i shëndetshëm që në javën e 10-të të shtatzënisë? Ju mund ta zbuloni shëndetin gjenetik të foshnjës tuaj gjatë...

DIVO, për t’i bërë 1000...

Çdo ditë është e rëndësishme por 1000 ditët e para të jetës janë vendimtare pasi janë castet ku krijohen rrenjët, baza e zhvillimit të fëmijës tuaj por ndërkohë edhe modeli...

Ne kemi reklame ju lutem caktivizoni adblock ne menyre qe te navigoni lehtesisht.
Faleminderit!

A keni një llogari? Identifikohu


Regjistrohu


X

Ndrysho fjalkalimin


X